LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë shenja të cilat tregojnë që nuk keni instinkt amnor – mirëpo kjo nuk do të thotë që do të jeni nënë e keqe

Dhjetë shenja të cilat tregojnë që nuk keni instinkt amnor – mirëpo kjo nuk do të thotë që do të jeni nënë e keqe

Disa femra thjesht lindin me instinktin amnor dhe janë të parapërcaktuara që një ditë të jenë nëna të mira, ndërsa disa, megjithatë, duhet patjetër të aktrojnë mirë për shkak të presionit të rrethit

Shumë femra nuk mendojnë për amësi gjatë rinisë dhe pikërisht shpesh fare nuk janë të sigurta se a dëshirojnë të bëhen nëna një ditë.


Këto dhjetë shenja ju tregojnë që për ju amësia nuk është diçka që e dëshironi instinktivisht, mirëpo që për këtë shkak nuk duhet të ndiheni keq, transmeton Telegrafi.

Nuk keni dëshirë të madhe që të mbani fëmijët e huaj

Bebet janë të ëmbla, të mrekullueshme, mirëpo shpesh fare nuk i vëreni, aq më parë, kur jenë në shoqëri të miqve, edhe pse përreth jush në atë moment luajnë një grumbull fëmijësh.

Vogëlushët tuaj patjetër duhet t’ju thërrasin disa herë para se t’u përgjigjeni

Ndonjëherë thjesht nuk i dëgjoni se ju thërrasin…

Ndaj fëmijëve mbani qëndrim sikur ndaj të rriturve

Prisni që fëmijët të kuptojnë disa gjëra menjëherë dhe të veprojnë në harmoni me to, sepse për ju kjo është krejtësisht normale.

Sikur fëmijët tuaj t’ju jenë vetëm miq – nuk do të miqësoheshit

Për fat të mirë ata janë aq të ëmbël dhe mund edhe t’i përqafoni dhe t’i puthni kurdo që dëshironi.

Dëshironi të shkoni e vetme në tualet

Edhe pse dëshironi që të jeni pak e vetme, frikësoheni se çfarë mund të ndodhë nëse i lini fëmijët vetëm për pak minuta.

Të qarët nuk ju është një ndër tingujt më të dashur

Nuk dëshironi kurrfarë të bërtiture, zëra të fuqishëm as britma.

Çdo herë kur duhet të luani apo t’u tregoni përralla para se t’i vini në gjumë, ju duhet të bëni përpjekje të mëdha

Ju nevojitet që të merrni guxim të mjaftueshëm dhe energji kur filloni t’u tregoni përralla për t’i vini në gjumë.

Nuk dëshironi të bëheni dado

Kurrë nuk keni dëshiruar të ruani vëllezërit më të vegjël, as motrat, as vogëlushët e fqinjëve. Ky është një obligim i madh, por edhe bezdi e madhe.

Adhuroni fëmijët tuaj

Madje edhe ata të cilët nuk janë lindur që të jenë prindër mund të bëhen super prindër. Shpesh ndodh që prindërit e tillë të brengosen se a po bëjnë çdo gjë si duhet, ndërkaq frika vetëm sa i paralizon. Është me rëndësi që vetëm të besoni në veten tuaj dhe çdo gjë do të jetë në rregull. /Telegrafi/