Demonstrojini aftësitë tuaja prej lideri dhe bëhuni mentore e kolegeve dhe kolegëve të rinj.
1. Pranojeni secilën punë që ju ofrohet. Në qoftë se nga shefi juaj kërkoni që t’ju besojë më shumë punë me përgjegjësi, vetëm dëshmojuni se jeni ambicioze, përkushtojuni punës dhe vetvetiu do të jeni kandidate më serioze për avancim.
2. Specializohuni. Mësojeni ndonjë gjuhë të huaj, zotërojeni punën në kompjuter, posaçërisht mësojeni ndonjë program të caktuar, bëhuni eksperte për hulumtim në Internet, informohuni sa më shumë rreth punëve financiare dhe të marketingut, lexoni revista profesionale nga fusha me të cilën merreni…
3. Bëhuni mësuese e të rinjve. Demonstrojini aftësitë tuaja prej lideri dhe bëhuni mentore e kolegeve dhe kolegëve të rinj, transmeton Telegrafi.
4. Mos i refuzoni punët e rrezikshme. Propozojini shefit ide të reja dhe jini e gatshme që të pranoni detyrat të cilat kërkojnë angazhim dhe mund të madh. Transferimi në lokacion tjetër apo në ndonjë punë tjetër mund t’ju rritë rejtingun.
5. Bëhuni njeri që s’ia “prish qejfin askujt”. Organizoni pikniqe të përbashkëta për tërë kolektivin, për kolegët më të vjetër organizoni takim afarist – dhe do të jeni në qendër të vëmendjes, do të njiheni me njerëz nga repartet e tjera të punës, do të dëshmoheni si besnike e firmës.
6. Fitoni në kohë. Mësohuni që çdo detyrë që ju jepet ta kryeni para afatit dhe assesi në çastin e fundit.
7. Bisedat kurrë mos i ndërpre. Mbajini kontakte me njerëzit edhe jashtë sferës së punës suaj. Nëpërmjet raporteve të mira profesionale mund të siguroni informata të rëndësishme, përkrahje emocionale (e cila është e dobishme posaçërisht kur merrni vendim që të ndërroni punën), siç janë këshillat se si të gjendeni më së miri në xhunglën afariste.
8. Mos e leni shefin të qetë. Raportojini rregullisht për e-mail-ët e arritur, për çdo gjë të re që jeni informuar rreth punës dhe për atë se deri ku keni arritur në punët e rëndësishme; nuk duhet ai të mendojë për atë se sa jeni e shkathët për të punuar, por ju vetë duhet ta bindni atë për shkathtësitë tuaja.
9. Mos u frikësoni nga konkurrenca. Krahasojeni veten me punëtorët më të mirë të firmës suaj apo në fushën me të cilën merreni. Verifikojini aftësitë tuaja dhe përmirësojini ato gjëra që ju duken se duhet përmirësuar.
10. Planifikojini potezat e karrierës suaj. Ndërmerrni iniciativën për avancim. Mos e fajësoni shefin për pozitën tuaj aktuale. Mbajeni mend: është karriera juaj! /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRreziqet e internetit: Këshilla të sigurisë për prindërit, fëmijët dhe tinejxherët
Cilat karakteristika ju bëjnë joshëse në sytë e meshkujve?
A mund t’ju bien flokët nga përdorimi i tharësit të flokëve
Maska më e mirë kundër zbokthit
Rregullat e modës që nuk duhet të ndiqni kurrë
Ngërçet te bebet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën