LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë libra inspirues me rastin e 8 marsit

Dhjetë libra inspirues me rastin e 8 marsit

Muaji Mars shënon muajin ndërkombëtarë për gjininë femërore. Gjatë shumë dekadave, shumë femra janë munduar të ndryshojnë të ardhmen e tyre kështu duke u bërë revolucionare në emër të shumë femrave tjera që nuk iu është ofruar mundësia për t’a bërë të njëjtën gjë.

Këto janë dhjetë libra që inspirojnë mijëra femra në mbarë botën që të vazhdojnë të kenë suksese dhe t’i përmbushin qëllimet e tyre.


Ecje neper kujtese- Sanije Gashi

Ky libër nga autorja Sanije Gashi shfaq jetën e grave me karrierë. Më shumë afinitet sesa me afeksion, më shumë me piketime sesa me sugjerime, me shumë me shije sesa me hije- ka zgjedhur ato më të arrirat, rimë, bashkëbisedime, rrëfime dhe përjetime të grave shqiptare me karrierë, që një tjetër grua, edhe kjo si shoqe e tyre me karrierë na vë në sofër t’i lexojmë, t’i njohim, t’i kujtojmë dhe t’i çmojmë.

Librat e këtij lloji janë shumë te vlefshëm për kulturën tonë, afirmojnë vlerat kulmore të shoqërisë sonë, të cilat identifikohen me njerëz të mëdhenj.

Të bëjmë përpara – Sheryl Sandberg

Ne librin”Të bëjmë përpara” nga Sheryl Sandberg, ajo rrëmon thellë në këto çështje, duke kombinuar histori gazmore nga jeta e saj,me kërkime serioze dhe studime bindëse për të carë përmes shtresave të paqartësisë dhe paragjykimeve qe rrethojnë jetën dhe zgjedhjet e grave qe punojnë.

Ajo tregon vendimet personale, gabimet dhe betejën e përditshme për të bërë zgjedhjen e duhur per veten, për karrierën dhe për familjen e saj.

Educated – Tara Westover

Ky libër i bazuar ne jetën reale të autores ka arritur që të ketë një ndikim të madh tek audienca.
Autorja tregon se si u rrit tek një familje e cila ishte totalisht e ndarë prej shoqërisë. Kjo bëri që Tara të mos ndjek mësimet në shkollë dhe të mos kishte sigurim shëndetësor.

Përderisa sa rritej ajo filloj të kuptoj sesa e vështirë ishte jeta e saj sepse babai dhe vëllai i tij ndikuan negativisht tek jeta e saj. Në moshën 16 vjeçare ajo arriti të lërë shtëpinë dhe të rifilloj jetën e saj.

Feminists Don’t Wear Pink and Other Lies: Amazing Women on What the F-Word Means to Them – Scarlett Curtis

Autorja Scarlett Curtis duke qenë autore e shumë artikujve në revista të ndryshme si “Elle”, “The Telegraph”, “The Guardian” e të tjerë, ka prekur shumë herë temën e trajtimit të femrës nga autoritetet amerikane po ashtu edhe mënyrën se si femra i zhvillon aktivitetet e saja në atë shoqëri.
Ky libër iu ofron lexuesve pikëpamje të ndryshme rreth temës së feminizmit. Tek ky libër shtjellohet kjo temë nga perspektivat e femrave të jashtëzakonshme si aktore, aktiviste adoleshente, si dhe personalitete tjera të njohura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në këtë mënyre Curtis e bën ndarjen e idesë se çfarë feminizmi është në të vërtetë, si dhe si e perceptojnë këtë ide mediat dhe shoqëria në përgjithësi.
Për më tepë aktorja e njohur amerikane Reese Witherspoon e cilëson këtë libër si: “ Një libër i mrekullueshëm, histerik, dhe shumë i vërtetë. Një libër i stërmbushur me ese të cilat ndriçojnë rrugën e udhëheqëseve femra në të ardhmen”.

Bad Girls Throughout History: 100 Remarkable Women Who Changed the World – Ann Shen

Një libër gjithëpërfshirës nga autorja Ann Shen, ku shpaloset dhe shtjellohet jeta dhe të bëmat kryesore të femrave të cilat ishin të parat në profesionin e tyre. Ashtu edhe siç i përshkruan autorja në titullin e këtij libri, secila nga femrat e përmendura në këtë libër janë ‘madhështore’.

Secila prej tyre ushtron profesione dhe personalitete të ndryshme si shkencëtare, aktiviste, me veçori të personalitet si guximtare dhe të krisura.
Një përshkrim i duhur për këto personazhe vjen me ilustrime dhe ese të shkruara nga autorja dhe piktorja amerikane Ann Shen Prandaj, ajo çfarë e këtë libër të veçantë sepse nëpërmjet ngjyrave të përdorura tek ilustrimet autorja arrin të transmetojë jetën dhe betejat me jetën të personazheve në fjalë.

We all should be Feminists – Chimamanda Ngozi Adichie

Autorja nigeriane Chimamanda Ngozi botoi librin “We all should be feminists” në vitin 2014.

Në fakt këtë libër është një ese e gjatë e cila përmban anekdota dhe përmbledhje të analizave që shtjellojnë se çfarë do të thotë të jesh një feministe. Autorja ju sugjeron lexuesve se shoqëria në përgjithësi duhet të ndryshojë, këtu duke përfshirë edhe gjininë mashkullore. Në këtë mënyrë do të ishte më e lehtë që termi ‘feminizëm’ të kuptohet dhe pranohet nga shumica.

Sipas kritikëve autorja me stilin e saj të thjeshtë të të shkruarit bën që për lexuesit koncepti ‘feminizëm’ të jetë më i kuptueshëm.

Ema- Jane Austen

Ema është historia e një pjekurie të arritur pas peripecish që materializohen vetëm për shkak të mendjelehtësisë së heroinës. Ndryshe nga librat e tjerë të Austen-it, Ema nuk ka një leksion të vetëm morali, ajo na tregon vlerën e modestisë dhe e bën këtë përulësisht. Ky libër i cili që një kohë është i përkthyer edhe në gjuhën shqipe, për shumë shekuj ka rrëmbyer zemrat e shumë lexuesve.

Pozita e Ema-s si një femër ndaj meshkujve në roman është paraqitur detajisht nga Austen. Duke qenë se edhe vetë autorja në fjalë ka qenë feministe dhe ajo paraqet veten e saj tek Ema, me gjithë mendimet dhe sjelljet e saja.
Në këtë mënyrë, edhe shumë kritikë e cilësojnë Ema si një ndër personazhet më revolucionare në historinë e letërsisë.

A room of one’s own- Virginia Woolf

Një ese e gjatë, një tekst i rëndësishëm, një trillim që i kushtohet feminizmit nga autorja Virginia Woolf.
Autorja në këtë roman shtjellon tema të ndryshme rreth femrave si: kyçja e tyre në shkolla, ngritja e femrave si shkrimtare si dhe ngritjen e femrës në shoqëri.
Kritikja Alice Waker citon se Wolf nëpërmjet veprës së saj ka shprehur se nëse një femër do të ishte e suksesshme si shkrimtare atëherë ajo duhet të kishte dhomën dhe hapësirën e saj private; ashtu edhe si e përshkruan autorja në titullin e këtij libri “A Room of one’s own”.

Nëna Terezë ne sytë e botës- Mehmet Gëzhilli

Në këtë botim special vijnë mesazhet e Nënë Terezës në Kombet e Bashkuara dhe para marrjes së çmimit Nobel, si dhe vlerësimet e të gjitha personaliteteve botërore për aktivitetin e saj.
Autori përshkruan të bëmat dhe arritjet e shumta të ikonës shqiptare Nëna Terezë.

Një grua nga Tirana- Helena Kadare

Helena Kadare, një nga shkrimtaret e para revolucionare në Shqipëri e cila iu hapi rrugën edhe autoreve të tjera atje për të prezantuar punimet e tyre.
Ky roman është nisur në Tiranë dhe me distancë kohe, është mbaruar në Paris. Ai vjen prej një metropoli ku shkruhet arti i madh ,por ku nuk mungojnë në përmasa të dukshme as dështimet dhe eksperimentet letrare boshe. Kush ndodhet mes të mëdhenjve dhe boshllëkut, shpesh rrezikon qoftë dhe për modë ta shpartallojë veten. Helena vjen përsëri si një ledi serioze, ajo e ka ruajtur individualitetin e saj dhe kjo është prapë merita e parë e një artisti. Ajo është zhvilluar brenda këtij individualiteti dhe kjo është prapë merita shquese e një artisti.

Si një shkrimtare e sensit, një sens i lindur dhe më pas i mprehur vazhdimisht , duket sikur edhe rrëfimin që ja ka besuar më tepër intuitës , edhe dialogun që ja ka besuar më tepër situatës, edhe përshkrimin e koloritin e spikatur qytetar ,pikat e saj më të forta , çka ja ka besuar posaçërisht talentit, herë-herë i ka kaluar nëpër atë vizoren e shkallëzuar ,që me kohë t’i jep kultura e asimiluar dhe përvoja prej artisti, me dëshirën e mirë që edhe nëse diçka mungon , të paktën asgjë të mos jetë e tepërt.