Përveç mundësive për karrierë dhe rritjes profesionale që është padyshim shumë e rëndësishme për punëtorët që punëdhënësit të ofrojnë paga të larta, në mënyrë që të tërheqin profesionistët.

Duke përdorur të dhënat nga platforma e saj, Glassdoor ka përpiluar një listë me 25 kompanitë që ofrojnë pagën më të lartë në vitin 2019. Duke parë vlerësimet e pagave të raportuara nga punonjësit në periudhën mes 1 korrikut 2018 deri në 30 qershor 2019, Glassdoor zbuloi se kompanitë e teknologjisë, konsulencës dhe financave ofrojnë pagat më të mira për personelin e tyre.

Secila prej firmave në renditjen e dhjetë kompanive me pagën më të lartë ka një rrogë mesatare që fillon prej 148 mijë dollarëve ose më lart.

Kompania e shërbimeve për siguri kibernetike Palo Alto Networks, e cila renditet në vendin e parë, ka një pagë mesatare prej 170,929 dollarë, e para në botë me këtë nivel. Këto shifra, sipas Glassdoor, janë edhe më të larta se pagesa mesatare prej 73,128 dollarë që marrin shumica e punëtorëve në zonën e Gjirit të San Franciskos, vendi ku shumica e kompanive të njohura botërisht kanë selitë e tyre.

Telegrafi iu sjell listën e dhjetë kompanive me pagat më të larta dhe vlerat përkatëse të tyre.

Pamje në hyrje të Zyrës Qendrore të Microsoft

10. Microsoft
Paga mesatare vjetore: 148,068 dollarë
Vende të lira pune: 9,700

Kompania Salesforce

9. Salesforce
Paga mesatare vjetore: 150,379 dollarë
Vende të lira pune: 1,900

Kompania e rrjeteve sociale Facebook

8. Facebook
Paga mesatare vjetore: 152,962 dollarë
Vende të lira pune: 2,600

Pamje e webit të LinkedIn

7. LinkedIn
Paga mesatare vjetore: 157,402 dollarë
Vende të lira pune: 283

Kompania VMware

6. VMware
Paga mesatare vjetore: 158,063 dollarë
Vende të lira pune: 1,400

Pamje nga brendësia e ambientit të kompanisë Google

5. Google
Paga mesatare vjetore: 161,254 dollarë
Vende të lira pune: 4,400

Pamje nga hyrja e kompanisë Gilead Sciences

4. Gilead Sciences
Paga mesatare vjetore: 162,210 dollarë
Vende të lira pune: 438

Emblema e Twitter

3. Twitter
Paga mesatare vjetore: 162,852 dollarë
Vende të lira pune: 753

Selia qendrore e Nvidia

2. Nvidia
Paga mesatare vjetore: 170,068 dollarë
Vende të lira pune: 581

Selia qendrore e Palo Alto Networks

1. Palo Alto Networks
Paga mesatare vjetore: 170,929 dollarë
Vende të lira pune: 835 /Telegrafi/