Dhjetë klubet me shpenzimet neto më të mëdha këtë sezon, shumë befasi në listë

Me përfundimin e afatit kalimtar të verës, kalkulatorët janë në aksion për të parë se cili klub ka arritur shpenzimet më të larta neto gjatë muajve të fundit.
Afati kalimtar mbyllet më 1 shtator në orën 23:00 dhe skuadrat në Ligën Premier kanë vetëm disa ditë të tjera për t’i futur dhe larguar lojtarët nga klubet e tyre.
Ka pasur disa shpenzues të mëdhenj këtë verë, si në Angli ashtu edhe anembanë globit, veçanërisht nga Arabia Saudite, pasi klubet në vendin e Lindjes së Mesme treguan muskujt e tyre financiarë.
Disa klube të zakonshme nga Liga Premier kanë shpenzuar shumë këtë verë, duke përfshirë Manchester United falë nënshkrimeve të Andre Onana, Mason Mount dhe Rasmus Hojlund, ky i fundit për një marrëveshje prej mbi 80 milionë euro.
Arsenali gjithashtu ka qenë shumë aktiv në treg këtë verë, duke sjellë Declan Rice nga West Ham në një marrëveshje prej 120 milionë eurosh, si dhe Kai Havertz nga Chelsea dhe Jurrien Timber nga Ajax.
Klubi nga Stamford Bridge ka qenë gjithashtu i zënë, duke riformuar skuadrën për Mauricio Pochettinon me lojtarë si Nicolas Jackson, Christopher Nkunku, Romeo Lavia, Moises Caicedo, Axel Disasi dhe Robert Sanchez në mesin e nënshkrimeve.
Por, shpenzimet neto përfshijnë zbritjen e parave të bëra nga shitjet nga ato të shpenzuara për transferime, dhe Chelsea ka pasur shumë largime këtë verë që i sollën fonde.
Even Man United and Arsenal’s net spend are higher than Chelsea’s which is just €4m higher than Bournemouth’s.
Something the media won’t tell you. pic.twitter.com/drefCw64NU
— Vince™ (@Blue_Footy) August 27, 2023
Mount, Havertz, Mateo Kovacic, Kalidou Koulibaly, Edouard Mendy, Ruben Loftus-Cheek, Christian Pulisic dhe Ethan Ampadu janë mes lojtarëve të shitur nga klubi londinez, duke fituar para nga këto shitje.
Por, sipas të dhënave më të fundit nga faqja e specializuar e statistikave dhe transferimeve Transfermarkt, Chelsea është vetëm i gjashti në tabelën e 10 shpenzuesve më të mëdhenj këtë verë, ku ka disa ekipe befasuese në atë listë.
Skuadra e Arabisë Saudite, Al-Hilal kryeson listën me një shpenzim neto prej 352 milionë euro, pas blerjet e tyre përfshijnë nënshkrimin e Neymar nga Paris Saint-Germain, ndërsa Arsenali dhe Unitedi zënë pozitat dy dhe tre me shpenzime prej 201 milionë eurosh dhe 154 milionë euro.
Dyshja e Superligës së Arabisë Saudite, Al-Ahli dhe Al-Nassr janë në pozitat katër dhe pesë në listë me shpeznime prej 143 dhe 138 milionë eurosh.
Chelsea është i gjashti me 130 milionë euro, ndërsa Bournemouthi është befasisht në vendin e shtatë me shpenzime prej 126 milionë euro, saktësisht e njëjtë me Real Madridin e vendit e tetë, i cili bleu Jude Bellingham nga Borussia Dortmund këtë verë.
Newcastle United është në vendin e nëntë me një shpenzim neto prej 109 milionë euro, ndërsa i dhjeti në listë është klubi i promovuar Burnley, i cili ka shpenzuar para për shumë nënshkrime të reja pas kthimit të tyre në Ligën Premier, me një shifër neto të shpenzimeve prej 107 milionë euro deri tani. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Presidenti i UEFA-s, Aleksandar Ceferin flet për organizimin e përbashkët nga Shqipëria dhe Serbia

Kërkohen nga shumë klube evropiane – por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Laporta shumë i kënaqur me punën e Flick - planifikon një 'dhuratë' për trajnerin gjerman

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Liverpooli ka gjetur zëvendësuesin e Mohamed Salah nëse egjiptiani largohet në verë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Pyetet për Xhenetën, Gjesti: Nuk do t’ia ktheja me të keq siç më ka bërë mua, por nuk do të doja që të hynte në shtëpi

Harta e paparë që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Takimi Trump-Macron, presidenti francez korrigjon deklaratën e homologut amerikan

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

E konfirmojnë nga Google, nuk ka më verifikim me SMS për Gmail – zëvendësohet me kodin QR

Krisa reagon pas deklaratës së Tirit se i pëlqen një vajzë në Big Brother VIP Albania