Kató Lomb mësoi gjuhë me pasion, vazhdimësi, lexim dhe guxim – dhe ia doli shkëlqyeshëm
Shumicën e gjuhëve Kató i ka zotëruar, duke punuar ekskluzivisht me tekste shkollore dhe beletristikë në gjuhën të cilën e ka studiuar.
Ajo është autore e librit “Polyglot: How I Learn Languages”, ku ndan përvojën dhe filozofinë e saj mbi të mësuarit e gjuhëve, duke theksuar rëndësinë e ekspozimit të vazhdueshëm ndaj gjuhës, motivimit personal dhe mësimit përmes kontekstit.
Lomb ishte një nga përkthyeset e para simultane në Hungari dhe ka punuar në një periudhë kur njohja e shumë gjuhëve ishte një avantazh i jashtëzakonshëm në komunikimin ndërkombëtar.
Ajo besonte se gjuha mësohet më lehtë kur je emocionalisht i përfshirë dhe i interesuar për historinë. Fillimisht lexonte me ndihmën e fjalorit, por përpiqej të kuptonte fjalët nga konteksti, transmeton Telegrafi.
Këto janë rregullat e saj:
1. Çdo ditë ushtroni gjuhën.
2. Ndërkaq, nëse ndokush nuk ka kohë, atëherë vetëm dhjetë minuta në ditë. Posaçërisht është mirë të punohet në mëngjes.
3. Nëse nuk keni dëshirë për mësim, mos e detyroni veten. Lëreni librin, mirëpo gjuhën mësoni nëpërmjet radios, muzikës, bisedës së drejtpërdrejtë…
4. Shënoni apo mbani në mend të gjitha “frazat e gatshme” të cilat mund të përdoren në sa më shumë raste.
5. Provoni të përktheni në mendje çdo gjë që është e mundshme: bilborde, mbishkrime në pamflete, pjesë të bisedimeve të dëgjuara rastësisht…
Kjo gjithmonë është relaksuese, madje edhe nëse vërtet jeni të lodhur…
6. Mësoni apo lexoni vetëm gjënë e duhur. Mos u merrni kurrë me tekstet që kanë gabime. Ato gabime do t’ju futen në kokë dhe nuk do të mundeni lehtë t’i nxirrni nga koka.
7. Shkruani frazat e gatshme dhe mësoni ato në veten e parë në numrin njëjës. Për shembull: Vetëm po bëj shaka etj…
8. Gjuha e huaj është kala e cila patjetër duhet të mësohet nga të gjitha anët njëkohësisht: me lexim të gazetave, dëgjim të radios, shikim të filmave të cilët nuk janë të përkthyer, pjesëmarrje në ligjërata në gjuhën e huaj; puna nëpërmjet teksteve shkollore, korrespondenca, bisedimet etj…
9. Mos iu frikësoni bisedave, mos iu frikësoni gabimeve të mundshme, por kërkoni t’ju përmirësojnë. Ajo që është më e rëndësishme, mos u lëndoni nëse vërtet fillojnë t’ju përmirësojnë.
10. Jini të sigurt që qind për qind do ta zotëroni atë gjuhë.
Kató Lomb ka pasur formulë të thjeshtë me të cilën ka zotëruar të gjitha gjuhët: Koha + kamata = rezultati.
Apo, nëse e sqarojmë paksa: koha e shpenzuar + kamata / përkufizimi (frika nga gabimet) = rezultati.
Se sa e ka dashur gjuhën Kató Lomb, tregon edhe ky aforizëm nga jeta e saj: Kur Kató Lomb (86) takoi mikun e vet Steve (54) i ka thënë:
“Stiv, sa i ri që je! Sa vite që vijnë, aq gjuhë ende do të mund t’i mësosh!” /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tri mënyra për t’ia lexuar mendjen personit afër jush

Falë kësaj bime, kurrë më nuk do të shihni merimanga as ndonjë insekt tjetër në shtëpinë tuaj!

Si t’i ktheni në gjendje normale rrobat e zvogëluara nga larja në rrobalarëse

Unë, Dëshmitar i Kohës

Këtë ilaç me siguri e keni në shtëpi, por nëse e fusni në rrobalarëse, efekti do t’ju lërë pa fjalë

USHTRIMET më të mira AEROBIKE për të HUMBUR PESHË në SHTËPI!

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Më të lexuarat

Pas Luka Modric, Fabrizio Romano konfirmon largimin e radhës nga Real Madridi

Mediat zvicerane ngrenë alarmin: Rreth 600,000 automjete po qarkullojnë në rrugët e vendit pa u kontrolluar

“Qeni i keq ta bjen ujkun në torishtë”, Teuta Selimi befason ndjekësit me një postim të çuditshëm në rrjetet sociale

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e këtyre dy personave

Eksod i paparë në Old Trafford: Manchester United i vë në shitje të gjithë lojtarët

Mediat spanjolle zbuluan arsyen pse Reali nuk ia zgjati kontratën Modricit