LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë gratë që ndryshuan historinë

Dhjetë gratë që ndryshuan historinë
Foto: Getty

Roli i gruas në shoqëri është konsideruar gjithmonë një rol i dorës së dytë dhe i bashkangjitur me atë të figurës mashkullore. Edhe në ditët e sotme, kur lufta për barazinë gjinore është kthyer në një kusht jetësor apo që mentaliteti patriarkal është zbehur në disa shoqëri, situata nuk duket të ketë ndryshuar.

Femrat vazhdojnë të konsiderohen seksi i brishtë dhe nuk marrin meritat që u takojnë. Por historia ka dhënë prova që gratë mund të jenë gjeni të vërtetë. Në listën e mëposhtme do ju njohim me dhjetë gratë që kanë ndryshuar rrjedhën e historisë. Midis tyre edhe një shqiptare.

1.Nënë Tereza e Kalkutës ; Emri i vërtetët i së cilës është Anjezë Gonxhe Bojaxhiu, është një ndër figurat më të rëndësishme të shekullit të kaluar e njohur për veprat e saj të bamirësisë për njerëzit në nevojë.

2.Marie Curie; Shkencëtarja polake është një ndër emrat më të njohur të të gjitha kohërave që zbuloi teorinë e radioaktivitetit.Në vitin 1908 Marie Curie ishte e para femër që dha mësim në universitetin e Sorbonës.

3.Margaret Thatcher; njohur ndryshe si Zonja e hekurt ka qenë një ndër politikanet më më influencë në politikën e Mbretërisë së Bashkuar.

4.Zhan d’Ark; Heroina kombëtare franceze që udhëhoqi popullin francez në luftën 100 vjecare me Anglinë)

5.Coco Chanel, Stilistja revolucionare që risolli një koncept të ri të stilit dhe elegances dhe që ishte e para që futi pantallonat në garderobën e femrave

6.Evita Peron; ish-gruaja e presidentit argjenstinas Huan Peron, themeluese e levizjes së Peronizmit

7.Anna Frank; Simboli më i vërtetë i Holokaustit. Ajo ishte vetëm katërmbëdhjetë vjeç kur shkroi Ditarin e saj sekret.

8.Maria Montessori; Studiuese e pedagogjisë së zhvillimit fëmijëro. Modeli Montessori është një ndër modelet më të rëndësishëm të edukimit sot në botë.

9.Lady Diana; Princesha e Uellsit ose princesha e popullit fitoi zemrat e njerëzve anembanë botës me thjeshtësinë dhe misonet e saj humitare. Pati një fund tragjik pasi vdiq në një aksident rrugor në vitin 1997.

10.Amelia Earhart; mund t’ju tingëllojë një emër jo fort i njohur, por Amelia Earhart ishte pilotja e parë femër në vitet ‘20 që realizoi udhëtimin e parë ndërkontinental.