Dhjetë fëmijë? Jo – Po njëzet? Jo, edhe më shumë!: Familja më e madhe e Britanisë do të bëhet edhe më e madhe (Foto/Video)

Familja më e madhe e Britanisë do të rritet përsëri pasi nëna Sue Radford njoftoi se është shtatzënë me fëmijën e saj të 21-të.
Kjo gjë, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, është bërë nga zonja Radford e cila ka ngarkuar një mesazh video në YouTube për të njoftuar se ata do të mirëpresin një vajzë tjetër.
Siç thuhet më tej, 42-vjeçarja lindjen e fundit e ka pasur në shtator të vitit të kaluar, dhe ajo premtoi në atë kohë se do të ishte e fundit.
Por ata kanë zbuluar se ajo ka mbetur përsëri shtatzënë dhe ka ngarkuar një imazh të skanimit të foshnjës në Instagram.
Zonja Radford dhe bashkëshorti i saj, Noel, 46 vjeç, që jetojnë në Morecambe, Lancashire, shkruan: "Nuk mund të presim t'ju përshëndesim me vogëlushen e çmuar”.
Çifti kishte fëmijën e tyre të parë, Chris, 28 vjet më parë, kur Sue ishte vetëm 14 vjeç. Megjithatë, ata vendosën ta mbanin fëmijën e tyre.
Më pas ata u zhvendosën në shtëpinë e parë dhe u martuan. Pak kohë më pas ata e mirëpritën fëmijën e tyre të dytë, Sophie, kur Sue ishte 17 vjeç. /Telegrafi/














































