LAJMI I FUNDIT:

Dhjetë familjet më të pasura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Dhjetë familjet më të pasura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Sipas një raporti të Institutit Amerikan për Studime Politike, dhjetë familjet më të pasura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës zotërojnë rreth 530 miliardë dollarë.

Raporti thotë se pasuria është trashëguar nga një brez në tjetrin.

“Pasuria e secilës prej këtyre dinastive vjen nga kompanitë që janë themeluar në të vërtetë nga brezat e mëparshëm, prindërit ose paraardhësit e tyre”, thotë raporti, përcjell Telegrafi.

10. Familja Cathy

Kompania Chick-Fil-A | Foto: Andrew Renneisen/Getty Images/Guliver

Familja Cathy, e cila ka në pronësi zinxhirin ushqimor Chick-fil-A, vlerësohet të ketë në dispozicion 11 miliardë dollarë.

9. Familja SC Johnson

Kompania Windex | Foto: Mike Coppola/Getty Images for SC Johnson/Guliver

Pasuria e kësaj familje llogaritet të jetë 18.2 miliardë dollarë, kryesisht e grumbulluar nga shitja e produkteve të higjienës, si Pledge, Glade dhe Windex.

8. Familja Lauder

Kompania MAC Cosmetics | Foto: Anna Webber/Getty Images for MAC Cosmetics/Guliver

Pasuria e familjes Lauder vlerësohet të jetë 22.4 miliardë dollarë. Aktualisht kompania ka në zotërim 30 marka, duke përfshirë MAC dhe Clinique.

7. Familja Pritzker

J. B. Pritzker | Foto: Joshua Lott/Getty Images/Guliver

Magnatët e Hotel Pritzker kanë pasuri prej 26.6 miliardë dollarësh. Familja Pritzker ka krijuar pasuri duke investuar në zinxhirin e hoteleve Hyatt.

6. Cox

Kompania Cox Media Group | Foto: Cox Enterprises

Cox Enterprises, Cox Communications, e cila është pjesë e Cox Media Group, vitin e kaluar kanë realizuar 20 miliardë dollarë të ardhura. Sot, themeluesit e James Cox kanë një pasuri prej 37 miliardë dollarësh.

5. Familja e Edward C. Johnson

Kompania Fidelity Investments | Foto: Fidelity Investments

Familja Johnson peshon 38.7 miliardë dollarë. Eddie C. Johnson, themeluesi i fondit të dytë më të madh të përbashkët (portofoli i aksioneve dhe obligacioneve të investitorëve të ndryshëm) në botë, Fidelity, filloi të rritet ndjeshëm.

4. Familja Cargill-MacMillan

Kompania Cargill-MacMillan | Foto: Cargill-MacMillan

Kjo familja ka traditë në industrinë e agrobiznesit që nga viti 1865. Sot, pasuria e familjes Cargill-MacMillan ka një pasuri prej 38.8 miliardë dollarësh.

3. Familja Mars

Kompania Mars | Foto: Matt Cardy/Getty Images/Guliver

Familja Mars ka mbledhur pasuri prej 72 miliardë dollarë nga shitja e çokollatave Mars, M&M dhe Milky Ways. Gjashtë anëtarë të familjes janë në listën e revistës Forbes në mesin e 400 më të pasurve.

2. Familja Koch

Kompania Koch Industries | Foto: Koch

Kompania e naftës Koch, ndërtoi një pasuri prej 107 miliardë dollarësh. Vëllezërit Charles dhe David kanë rritur këtë konglomerat që fiton 100 miliardë dollarë në vit.

1. Familja Walton

Kompania Walmart | Foto: Scott Olson/Getty Images/Guliver

Pasuria e familjes më e pasur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është rritur në 169.7 miliardë dollarë. Kjo familje ka në pronësi zinxhirin më të madh të shitjes me pakicë në botë Walmart, themeluar në vitin 1962 nga Sam dhe Bud Walton.

Familja më e pasur në botë, ata fitojnë 70 mijë dollarë në minutë - mbi 4 milionë në orë dhe 100 milionë tjera brenda 24 orëve
Lexo po ashtu Familja më e pasur në botë, ata fitojnë 70 mijë dollarë në minutë - mbi 4 milionë në orë dhe 100 milionë tjera brenda 24 orëve

E në mesin e më të pasurve të kësaj familje janë vëllezërit Jim dhe Rob, pasuria e të cilëve vlerësohet të jetë 48.8 miliardë dollarë, e nga pas i ndjek motra Eliss me 48 miliardë dollarë. /Telegrafi/