LAJMI I FUNDIT:

Familja më e pasur në botë, ata fitojnë 70 mijë dollarë në minutë – mbi 4 milionë në orë dhe 100 milionë tjera brenda 24 orëve

Familja më e pasur në botë, ata fitojnë 70 mijë dollarë në minutë – mbi 4 milionë në orë dhe 100 milionë tjera brenda 24 orëve

Familja më e pasur në botë, familja Walton, fiton 70 mijë dollarë për çdo minutë që kalon, shkruan Bloomberg.

Dhe derisa ju po lexoni këtë artikull, familja më e pasur në botë do të jetë më e pasur për 70 mijë dollarë tjera, transmeton Telegrafi.

Kjo do të thotë se për një orë inkason 4.2 milionë dollarë, kurse të nesërmen të njëjtën kohë do të jetë më e pasur për 100 milionë dollarë.

Familja Walton është pronare e zinxhirit më të famshëm të dyqaneve “Walmart” dhe aktualisht ka mbi 191 miliardë dollarë pasuri.

E mediat lokale raportojnë se kjo familja ka 39 miliardë dollarë më shumë krahasuar me periudhën e njëjtë kohore gjatë vitit të kaluar.

E në mesin e më të pasurve të kësaj familje janë vëllezërit Jim dhe Rob, pasuria e të cilëve vlerësohet të jetë 48.8 miliardë dollarë, e nga pas i ndjek motra Eliss me 48 miliardë dollarë.

Lukas Walton është djali i vëllait të tretë John, i cili që ka ndërruar jetë në vitin 2005 ka një pasuri prej 16.7 miliardë dollarë.

Ann Walton Kroenke dhe Nancy Walton Lorry, vajzat e themeluesit të Walmart, Budd Walton, “peshojnë” rreth 6 miliardë dollarë, sikurse Cristy Walton, e veja e John Waltonit. /Telegrafi/