LAJMI I FUNDIT:

Devolli Group edhe më afër konsumatorit

Devolli Group edhe më afër konsumatorit

Devolli Group ka lansuar numrin 080007777 dhe ka siguruar staf shtesë për të avancuar edhe më tutje shërbimin për konsumatorë për produktet e kompanisë. Të gjitha thirrjet që vijnë në drejtim të këtij numri janë falas, dhe shpenzimi që shkaktohet nga këto thirrje janë marrë përsipër nga ana e Grupit me qëllim që komunikimi me konsumatorë të jetë sa më efektiv dhe transparent.

Ky numër do të jetë në shërbim të konsumatorëve të cilët mund të kenë pyetje, kërkesë apo eventualisht ndonjë ankesë lidhur më produktet apo shërbimet e Devolli Group.

Devolli Group është një ndër prodhuesit më të madh vendorë, dhe në kuadër të kompanisë bëjnë pjesë qumështorja Vita, lëngjet Tango dhe Mia Vita me nënproduktet e tyre. “Me ofrimin e këtij numri Dervolli Group është edhe më afër konsumatorit dhe rrjedhimisht edhe shërbimet e kompanisë janë në nivel më të lartë në vend dhe më gjerë”, ka thënë Argjira Lluka, udhëheqëse e departamentit të marketingut.

Devolli Group është kompani vendore e koncentruar në rritjen e prodhimit vendor dhe në përpunimin e lëndës së parë bujqësore në vend. Devolli Group punëson mbi 1200 kosovarë dhe është në bashkëpunim të vazhdueshëm me 2000 fermerë dhe ferma të qumështit e që krijojnë të ardhura për rreth 30 mijë familje Kosovare. Devolli Group gjithashtu ka mbi 50 kontraktorë të cilët krijojnë të ardhura solide nga operacionet që zhvillohen në kuadër të grupit. /Telegrafi/