Kompania austriake Deus në New York, ka prezantuar hiperveturën elektrike të quajtur Vayanne.

Sapo të gjendet në treg, Vayenne do të jetë një prej veturave më të fuqishme në botë, e sipas simulimeve kompjuterike do të prodhojë 2.200 kuaj-fuqi, transmeton Telegrafi.


Hipervetura është zhvilluar në bashkëpunim me kompanitë Italdesign dhe Williams Advanced Engineering (WAE).

2 43

E nëse parashikimet realizohen, Vayanne do të jetë dukshëm më i fuqishëm sesa Pininfarina Battiste (1.900 kuaj-fuqi), Lotus Evi (2.000 kuaj-fuqi) dhe modeli i Rimac C_Tëo (1.914).

3 33

Shpejtësia maksimale është 400 kilometra në orë, kurse vetura shpejtësinë nga 0-100 kilometra në orë e arrin për 1.9 sekonda.

1 160

Vayanne do të ofrohet në treg me dy, tri dhe katër motorë elektrikë, e do të përkrahet nga bateria me kapacitet prej 160 kWh. Parashikohet që me vetëm një mbushje të përshkoj 997 kilometra.

4 27

Sesa do të kushtojë Deus Vayanne aktualisht nuk dihet. Por ai do të prodhohet në vetëm 99 njësi, e porositë e para pritet të shpërndahen në vitin 2025. /Telegrafi/

5 24

6 20

7 13