Marina Vjollca dhe Getoar Selimi verën e kaluar kurorëzuan lidhjen e tyre me martesë.

Dyshja e shoubizit shqiptar është komentuar kohët e fundit për mundësinë që të bëhen prindër të një fëmije.


Megjithëse biondina nuk ka folur rreth kësaj, duke i lënë kohës që të flet, sërish janë ngritur dyshime rreth shtatzënisë së moderatores.

Ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet paksa më e plotësuar bukuroshja dhe mban dorën në bark.

Në fakt, bashkëshortja e reperit shfaqet e veshur me të zeza duke hipur disa shkallë dhe detaji që ka ngritur dyshime ka qenë fakti se Marina ka mbuluar barkun me dorë dhe pranë ka vendosur një trëndafil.

Kujtojmë se dyshimeve i shtohen edhe mbyllja e spektaklit “C’est la vie”, i cili zgjati vetëm disa muaj.

Ndryshe, ajo pas mbylljes së shout televiziv nuk iu propozua ndonjë punë e re. /Telegrafi/

marina