LAJMI I FUNDIT:

Detajet e vrasjes së gjashtëfishtë në Indianapolis, adoleshenti vrau gjashtë anëtarët e familjes – gjithçka ndodhi pasi ia ndaluan të dalë jashtë

Detajet e vrasjes së gjashtëfishtë në Indianapolis, adoleshenti vrau gjashtë anëtarët e familjes – gjithçka ndodhi pasi ia ndaluan të dalë jashtë

Një adoleshent në Indianapolis është arrestuar të hënën, nën dyshimin se ka vrarë gjashtë anëtarët e familjes së tij.

I riu kishte tentuar të largohet nga shtëpia pa leje, por ishte ndalur nga babai, të cilin ky i ri e qëlloi së bashku me katër anëtarët e tjerë të familjes, transmeton Telegrafi.


Policia ka identifikuar viktimat, në mesin e të cilëve ishte çifti bashkëshortor Cazy, 42-vjeçe dhe Raymond, 42, djali Ilaige, 18, vajza Rita, 13, Stone, 11 dhe e dashura Ciara Childs, 19, si djali i saj i porsalindur.

Sulmuesi është arrestuar të hënë pasi që policia e gjeti në periferi të Painfield në shtetin e Indianapolis.

Vëllai i vogël i Ilaige i ka mbijetuar të shtënave dhe raportoi menjëherë rastin në polici, duke thënë se vëllai i tij nga nervoza që nuk e kanë lejuar të dalë jashtë ka vrarë tërë familjen. Fillimisht kishte qëlluar babanë, e më pas edhe tjerët.

E shefi i policisë metropolitanë në Indianapolis, Randall Taylor, ka bërë të ditur se i dyshuari aktualisht ballafaqohet me akuzën për tentim vrasje dhe se rrezikohet të ballafaqohet me një dënim të rëndë. /Telegrafi/