LAJMI I FUNDIT:

Detaje nga kapja e bosit turk të kriptomonedhave në Shqipëri, prej katër muajsh fshihej në një banes me qera në Elbasan

Detaje nga kapja e bosit turk të kriptomonedhave në Shqipëri, prej katër muajsh fshihej në një banes me qera në Elbasan

I arratisur nga Turqia me 2 miliardë dollarë që ua vodhi punonjësve të kompanisë së tij, themeluesi i Thodex, Faruk Fatij Ozer u arrestua nga policia shqiptare.

Reklama

28-vjeçari turk u kap në Palasë të Himarës e bashkë me të u arrestua edhe Edevaldo Haxhiu, nipi i presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka që akuzohet se e ndihmonte të shumëkërkuarin që t’i fshihej autoriteteve.

Sipas burimeve nga policia, në shoqërinë e tyre ishte dhe një person i tretë i arrestuar, nga Tirana, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije.

Bosi i kriptomonedhave fshihej prej 4 muajsh në një banesë me qira në Elbasan jo në emër të tij të cilën dyshohet se ia kishte siguruar Edevaldo Haxhiu, raporton gazetari i Report Tv Arsen Rusta.

Nipi i Dukës është arrestuar edhe më herët në shtator të vitit 2021, kur u vu para drejtësisë për të njëjtën akuzë, por u lirua nga gjykata. Para togave të zeza në atë kohë, nipi i Dukës deklaroi se nuk e njihte turkun e kërkuar, por burimet policore thanë se Haxhiu e ka pritur në aeroportin e Rinasit bosin e kompanisë të kriptovalutave Thodex.

Turku i shumëkërkuar arrestohet në Shqipëri, kishte fituar 2 miliardë dollarë duke mashtruar me kriptomonedhat
Lexo po ashtu Turku i shumëkërkuar arrestohet në Shqipëri, kishte fituar 2 miliardë dollarë duke mashtruar me kriptomonedhat

Në fillim, nipi i Dukës u arrestua në kuadër të operacionit “Gjurma” dhe u akuzua për përkrahjen e turkut të arratisur. Edhe pse u la i lirë, burimet thonë se autoritetet kanë arritur që përmes përgjimeve të zbulojnë vendodhjen e bosit turk.

Faruk Ozer i arratisur prej muajit prill të vitit 2021 akuzohet në Turqi se në bashkëpunim me persona të tjerë ngriti një skemë mashtrimi nëpërmjet krijimit dhe shitjes së monedhave virtuale përmes kompanisë që vetë ai themeloi duke mashtruar rreth 400 mijë persona që investuan në platformën e tij, tashmë të mbyllur.

Në Shqipëri u publikuan edhe foto të turkut të shumëkërkuar teksa kishte hyrë në një hotel të njohur në kryeqytet, por policia mundi të bie në gjurmët e tij vetëm këtë të martë.

Mediat turke kanë bërë raportime të vazhdueshme ku ndër të tjerë kanë shkruar se dollarët që grumbulloi nga viktimat e Thodex, turku ia ka lënë mafies shqiptare për ta mbrojtur dhe për ta fshehur në arrati.

Autoritetet atje i bllokuan llogaritë bankare të kompanisë Thodex ku iu gjetën 16 milionë lira. Sipas mediave turke, në momentin që është arratisur nga vendi, Faruk Ozer kishte me vete një server ku mbahen 108 milion dollar në formë kriptomonedhash. Në Turqi janë arrestuar disa bashkëpunëtorë të 28-vjeçarit me akuzën e mashtrimit.

Ndërkohë që më herët turku i shumëkërkuar është raportuar ta jetë parë edhe në Prishtinë. /ReportTV/

Në trend Lajme

Më shumë
Rama në BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Kurti jo

Rama në BBC: SHBA dhe BE kanë të drejtë, Kurti jo

Lajme
Kurti: Me Escobarin dhe Lajçakun do të flasim për mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme në veri

Kurti: Me Escobarin dhe Lajçakun do të flasim për mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme në veri

Lajme
Ekipi i RTV 21 ndiqet nga një person i armatosur në Leposaviq

Ekipi i RTV 21 ndiqet nga një person i armatosur në Leposaviq

Lajme
“Burra”, Edi Rama publikon foton e Ali Ahmetit me babanë e Hashim Thaçit

“Burra”, Edi Rama publikon foton e Ali Ahmetit me babanë e Hashim Thaçit

Lajme

"1000 vjet në dy minuta, historia mes Kosovës dhe Serbisë" - shikohet rreth dy milionë herë në Twitter, reagon gazetarja e CNN

Politikë
Ish-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Fried: Ngjarjet e fundit në veri i kanë rrënjët në Serbi, Qeveria e Kosovës gaboi

Ish-ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Fried: Ngjarjet e fundit në veri i kanë rrënjët në Serbi, Qeveria e Kosovës gaboi

Lajme
Kalo në kategori