LAJMI I FUNDIT:

Destinacione si në ëndrra: Pesë vendet ku mund ta shihni ujin më të pastër në botë (Foto)

Destinacione si në ëndrra: Pesë vendet ku mund ta shihni ujin më të pastër në botë (Foto)
Cala Macarelleta

Data e 15 janarit njihet si një nga ditët më të mërzitshme të vitit, prandaj menduam që paraprakisht t’ju relaksojmë me destinacionet e mëposhtme të cilat e kanë ujin më të kaltër në botë.

Telegrafi më poshtë ju sjell këto destinacione, të cilat nëse i vizitoni, me të vërtetë se do t’jua bëjnë ëndrrat realitet:

Cala Macarelleta, Menorca, Spanjë
Në pjesën jug-perëndimore të Menorcës, ky destinacion është një përzierje e mahnitshme e ujit të kaltër me plazhe me rërë të bardhë. Uji është tejet i pastër, gjë që e bën atë vend të përsosur për të notuar me miqtë apo familjarët.

Cala Macarelleta

Abel Tasman, Zelandë e Re
Përderisa Zelanda e Re gjendet në anën e kundër të botës, posa të arrini atje, do të shihni vetëm magji në çdo vend!

Kjo pjesë e vogël e parajsës e quajtur Parku Nacional Abel Tasman, që gjendet afër Nelsonit në maje të Ishullit Jugor, i mbulon 231 kilometra katrorë të tokës ku mund të shkoni për ecje dhe të bëni kajaki në ujërat e pastër.

Parku Nacional Abel Tasman

Exuma, Bahama
Asnjë vizitë në Bahama nuk është e kompletuar pa u ndalur në Exuma, ndryshe i njohur si plazhi i derrave. Distrikti i Exumas është arkipelag me 365 ishuj, dhe gjendet në jug të Nassaus – vetëm 40 minuta larg Floridës, SHBA.

Derrat e kanë ishullin e tyre dhe shpeshherë mund të gjenden duke notuar në ujërat e pastër.

Exuma, Bahama

Maldivet
Maldivet janë bërë destinacioni i preferuar i të porsamartuarve, ku thuajse çdo çift dëshiron ta kalojë muajin e mjaltit në këtë vend magjik.

Por çfarë i bën Maldivet kaq spektakulare janë ujërat të cilat i rrethojnë ishujt. Me lokacion në mesin e Oqeanit Indian, Maldivet përbëhen nga 26 atole dhe 1,000 ishuj koralë.

Destinacioni i preferuar i çifteve: Maldivet

Liqenet Plitvice, Kroaci
Këto liqene të Kroacisë mund të vizitohen në çfarëdo periudhe të vitit – në verë për motin e ngrohtë, në vjeshtë për gjethet me ngjyrë piktoreske, në dimër për pemët e mbuluara me fjolla bore, dhe në pranverë për lulet e bukura.

Megjithatë, një gjë qëndron gjithmonë e njëjtë në këtë vend: uji kristal i pastër është prezent në cilindo periudhë të vitit. /Telegrafi/

Liqenet e bukura të Kroacisë

Në trend Stil

Më shumë
Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

Rruga më e shkurtër në botë - është vetëm dy metra e gjatë dhe në të ndodhet edhe një hotel

A e dini se...
A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

A e dini pse duhet të vendosni pak fletë alumini pas ruterit? Shkencëtarët garantojnë për këtë truk

Stil
A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se për çfarë shërben vrima tek kapaku i kënaçes?

A e dini se...
Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

Të gjithë e kemi këtë produkt në shtëpi dhe bën mrekulli për bimët tuaja

A e dini se...
A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini pse qeset me çipsa nuk mbushen plot – ekziston një arsye e mirë për këtë

A e dini se...
Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Pse duhet të vendosni një filxhan tek dera sa herë që jeni vetëm në banesë? Ja arsyeja

Stil
Kalo në kategori