LAJMI I FUNDIT:

Deskoska: Të dëmshpërblehen të dënuarit e rastit “Sopoti”

Deskoska: Të dëmshpërblehen të dënuarit e rastit “Sopoti”

Ministria e Drejtësisë do të gjej mënyrë për t’i dëmshpërblyer të dënuarit e rastit “Sopoti”. E para e këtij dikasteri, Renata Deskoska, e pyetur nëse ministria ka buxhet për të paguar dëmin e sopotasve u përgjigj se në çfarëdo situate duhet gjetur mundësia për t’i kompensuar ata të cilëve i është shkelur e drejta, njofton Alsat.

“Që kur kam ardhur në këtë funksion kam nënshkruar vendime për ata të cilët i është shkelur e drejta si paraburgim i pabazë apo të ngjashme dhe të gjitha këto i mbulojmë. Në rast se nuk ka ministria e Financave mjete, përmes Kuvendit detyrohet që t’i sigurojë. Kur ka raste kur janë shkelur të drejtat e njeriut, pati ose jo para duhet gjetur mënyra për të paguar dëmshpërblimin”, deklaroi Renata Deskoska.


Më 19 mars në mungesë të fakteve dhe mbi bazën e dëshmisë së dhënë me dhunë të dëshmitarit, Ramadan Bajrami, Prokuroria Speciale u tërhoq nga ndjekja penale ndaj të akuzuarve në rastin Sopoti. Pavarësisht vendimit të plotfuqishëm, më 11 gusht ish i akuzuari për këtë rast Afrim Ukshini u arrestua në pikën kufitare në Tabanovc mbi bazën e flet-arrestit ndërkombëtarë pasi që paraprakisht Ukshini ishte dënuar në mungesë.

Pas vendimit të Gjykatës Penale për lirimin nga akuza, mbrojtja ka nisur procedurat e dëmshpërblimit. Më 21 maj, ish të akuzuarit dhe avokatët mbrojtës kërkuan zyrtarisht nga Ministria e Drejtësisë dëmshpërblim në vlerë prej 150 milion denarë. Kjo shumë parasheh dëmin për disa nga të akuzuarit, derisa ish të akuzuarit tjerë përfshi edhe Afrim Ukshinin, pas lirimit zyrtarisht nga akuza do të nisin procedurën për dëmshpërblim.

Rasti Sopoti kishte ndodhur në vitin 2003 në Sopot të Kumanovës ku si të dyshuar për vendosjen minës në automjetin e ushtarëve të NATO-s, me 156 vite burg u dënuan 11 banorë të këtij fshati.

Në trend Lajme

Më shumë
BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

BE-ja mbështet Serbinë për muri - nëse e pengon Kosovën në organizatat ndërkombëtare, do t'i bllokohet procesi i anëtarësimit

Lajme
Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Macron ia konfirmon Kurtit mbështetjen për Kosovën në KiE - kërkon formimin e Asociacionit

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës

Arsim
Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Osmani: Drafti i statutit të Asociacionit do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese

Lajme

"Nënat e Srebrenicës" falënderojnë presidenten Osmani: Një fjalim i tillë do të mbahet mend ndër breza

Lajme
Kalo në kategori