LAJMI I FUNDIT:

Deskoska: Jemi në rrugën e duhur për miratimin e Ligjit për PSP-në

Deskoska: Jemi në rrugën e duhur për miratimin e Ligjit për PSP-në

Ministrja e Drejtësisë Renata Deskoska, thotë se është mirë BE ka vërejtur se ka vullnet politik për ligjin për PSP-në, duke shtuar se janë në rrugën e duhur.

“Ligji miratohet me shumicë prej dy të tretave. Kemi arritur edhe në të kaluarën të sigurojmë shumicë edhe atë në mënyrë që janë zbatuar gjitha rekomandimet e Komisionit Evropian dhe Komisionit të Venecias. Nuk e kishim të lehtë kur ndryshuam Ligjin për gjykatës, Ligjin për Këshillin Gjyqësor”, tha Deskoska për TV34, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Sipas saj, pengesa më e madhe është sjellja e Ligjit për Prokurorinë Publike duke pasur parasysh cilat janë interesat personale.

Deskoska tha se nuk do të lëvizin nga disa çështje kyçe dhe falënderoi kryeministrin Zaev për mbështetjen./Telegrafi/