LAJMI I FUNDIT:

Deskoska: Arsimi është udhëtim i gjatë, jo garë në shtigje të shkurta

Deskoska: Arsimi është udhëtim i gjatë, jo garë në shtigje të shkurta

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Renata Trenevska Deskoska dërgoi letër deri te nxënësit dhe mësimdhënësit, në të cilën ua uron fillimin e vitit të ri shkollor, duke u dëshiruar sukses në mësim dhe punë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Para jush është një faqe e re nga jeta e juaj, e panjohur, por emocionuese. Po hyni në botën e shkronjave dhe numrave magjik, në botën e njohurive të reja dhe miqësi të reja. Duke i zbuluar sekretet e mësimit, do të zbuloni se shkolla është një fushë e re e madhe magjike, e cila pritet të fitohet, sepse me çdo shkallë të ngjitur do të kuptoni punë të reja dhe do të arrini suksese të reja”, u shkruan në letër ministrja Deskoska nxënësve të klasës së parë.


Nxënësit, megjithatë, i përkujton se arsimi është një nga udhëtimet e gjata, e jo garë në shtigje të shkurta.

Sipas Deskoskës, mësimdhënësit dhe profesorët e ushtrojnë profesionin më të rëndësishëm në botë, profesionin i cili i krijon të gjitha profesionet tjera.

Mbi 20.000 nxënës të klasës së parë do të ulen në bankat shkollore në vitin e ri shkollor 2017/2018, i cili me vendim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës në vend të fillimit tradicional më 1 shtator, fillon sot. Në shkollat e mesme janë regjistruar gjithsej 17.131 nxënës. Në të dy afatet e regjistrimit në shkollat e mesme të Shkupit janë regjistruar 6.496 nxënës, ndërsa në komunat e tjera numri i të regjistruarve është 10.635./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori