0Shares

Ka dështuar edhe sot votimi i propozim buxhetit të komunës së Gostivarit. Në seancën e sotme të këshillit të Komunës së Gostivarit, për dallim nga herët tjera kur propozim buxheti nuk vihej në rend dite nga shumica e këshillit, sot pengesat për votimin e tij u bënë nga këshilltarët e opozitës, të cilët filluan të japin propozime nga më të ndryshmet për propozim buxhetin i cili është krijuar nga vet komisioni i tyre për financa dhe buxhet, njofton Alsat.

Pas kësaj tollovie të krijuar në këshill me propozimet për kulturë, infrastrukturë e sport, propozuesi i propozim Buxhetit, në këtë rast kreu i komunës, Arben Taravari, tërhoqi propozim buxhetin nga rendi i ditës, ndërsa kërkoi nga këshilltarët që propozimet e tyre për ndryshime në buxhet, ti paraqesin me shkrim në afat prej dy ditësh.

Mbledhja më tej ka vazhduar me pikat tjera të rendit të ditës, por pa pikën kryesore, propozim buxhetin e komunës së Gostivarit, e cila vazhdon edhe më tej të funksionojë me buxhet të përkohshëm të caktuar nga ministria e Financave.

Të Ngjajshme
Shfaq Komentet (0)