LAJMI I FUNDIT:

Dështon mbledhja për raportimin e kreut të SHISH për situatën në Kosovë, Naço: Deputetët nuk kanë certifikatën e sigurisë

Dështon mbledhja për raportimin e kreut të SHISH për situatën në Kosovë, Naço: Deputetët nuk kanë certifikatën e sigurisë

Ka dështuar mbledhja në Komisionin e Sigurisë në Kuvendin e Shqipërisë ku pritej të raportonte kreu i Shërmbimit Informativ Shqiptar (SHISH) Vlora Hyseni.

Sipas kryetarit të komisionit Nasip Naço, deputetët e pranishëm në mbledhje nuk kanë pasur certifikatë të sigurisë dhe se shumë informacione janë sekret shtetëror.


Kjo mbledhje është shoqëruar me debate të ashpra mes kreut të komisionit dhe deputetit të Partisë Demokratike, Ervin Salianji.

Salianji ka ngritur shqetësimin për mosdëshkimin e punonjësve të përfshirë në korrupsion, duke theksuar se informacione të deklasifikuara shtetërore përdoren për shantazh.

Këtu ka ndërhyrë menjëherë Nasip Naço duke fikur mikrofonin me argumentin se nuk mund të bëjë pyetje që përmbajnë sekret shtetëror.

Deputet në Komisionin e Sigurisë kërkojnë sqarime nga kreu i SHISH Vlora Hyseni për situatën në veri të Kosovës
Lexo po ashtu Deputet në Komisionin e Sigurisë kërkojnë sqarime nga kreu i SHISH Vlora Hyseni për situatën në veri të Kosovës

Ndërkohë, kreu i SHISH edhe pse ishte e pranishme në komision nuk ka raportuar për temat për të cilat është pyetur.

Deputeti Ervin Salianji në pyetjet e parashtruara për drejtuesen e Hysenit, theksoi se ky institucion është mbushur me militantë të Partisë Socialsite.

Gjithashtu ai u shpreh se shqetësimi i tij lidhet në raport me dy çështje të rëndësishme që janë hedhur në publik për drejtoreshën e re të SHISH, nëse shkarkimi nga agjencia e inteligjencës eshte bere për shkak të lidhjeve me Serbinë.

“Ka një shqetësim shumë të madh për ne, ka pasur një shpartallim institucional kur drejtohej nga drejtuesi i komanduar. Kemi pasur kontakte që drejtuesit profesionistë të SHISH janë zëvendësuar me drejtues militant, a ka një plan drejtoresha për këto? A do të zhbëjë kulturën e mosndëshkimit për punonjësit që përfshihen në korrupsion. Ne këtu e kemi detyrim në rastin kur informacione të deklasifikuara shtetërore përdoren për shantazh. Ju jap rastin po të doni”, tha Salianji.

Më tej në komunikimin e tij me gazetaret theksoi se “drejtuesi i komisionit dhe PS mendon siç mendon me njerëzit mendon që mund ta bënte me ne, sikur e kanë pronë të vetën dhe sillen si mësues fshati për të përcaktuar rregullat e mirësjelljes në komision.”

“Në komision shqetësimi jonë është në raport me dy çështje të rëndësishme që janë hedhure në publik për drejtoreshën e re të SHISH, për të cilën pyeta nëse ka pasur shkarkimi nga agjencia e inteligjencës për shkak të lidhjeve me Serbinë, një pyetje që mori të gjithë atë sherrnajën e deputetëve të mazhorancës”, tha ai.

Deputeti i PD-së: Drejtuesja e SHISH të sqarojë përse është shkarkuar nga detyra në Kosovë dhe a ka pasur udhëtime në Serbi
Lexo po ashtu Deputeti i PD-së: Drejtuesja e SHISH të sqarojë përse është shkarkuar nga detyra në Kosovë dhe a ka pasur udhëtime në Serbi

“Pyetja e dytë shqetësuese është që a ka pasur para gjatë apo në kohën kur ushtron detyrën si drejtuese e SHISH udhëtim në Beograd. Shqetësimi i tretë ka të bëjë me masakrimin e SHISH duke larguar profesionistë dhe duke e mbushur institucionin me militantë të PS. Shqetësimi i 4 ishte që persona konkretë të atij shërbimi janë kapur po nga SHISH apo shërbime të shteteve partnere duke bërë shantazh duke shitur informacion dhe për këtë po e pyesja me iniciale nëse do të marrë fund pandëshkueshmëria në atë institucion. Për këto nuk morëm pyetje. U mbyll mbledhja, do të zhvillohet prapë. Por nuk ka mësues fshati që i mbyll gojën opozitës”, shtoi Salianji.

“Mbledhja e sotme u mbyll për shkak se po flisja unë. Për pajisjen me certifikatë sigurie deputetet e opozitës i kanë. Janë bërë kërkesa për tu pajisur me certifikatë të reja, duhet që institucionet të reagojnë në mënyrë të shpejt. I vonojnë qëllimisht certifikatat e sigurisë për të thënë që nuk ka certifikatë. Unë sapo kam aplikuar për certifikatë të re”, sqaroi ai.

Pjesë nga debati në komision:

Salianji: Ka një shqetësim shumë të madh për ne, ka pasur një shpartallim institucional kur drejtohej nga drejtuesi I komanduar. Kemi pasur kontakte që drejtuesit profesionistë të SHISH janë zëvendësuar me drejtues militant, a ka një plan drejtoresha për këto? A do të zhbëjë kulturën e mosndëshkimit për punonjësit që përfshihen në korrupsion. Ne këtu e kemi detyrim në rastin kur informacione të deklasifikuara shtetërore përdoren për shantazh. Ju jap rastin po të doni

Nasip Naço: Nëse do të bësh pyetje të që përmbajnë sekret shtetëror, do të ndërpres fjalën. Duhet të mësosh që në këtë vend ka ligj. Jam drejtor seance.

Salianji: Mos e prishni mbledhjen më lër të bëj pyetjen.

Naço: Je më gangsteri se të gjithë ti?

Salianji: Nuk e bën dot gangsterin!

Naço: E kupton ti që kemi të bëjmë me një sekret shtetëror?!

Salianji: T’i mund të kesh ëndërr për t’u bërë drejtor i SHISH, ëndrra ke bën vaki s’të dalin!

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kastrati vendos

Kastrati vendos "delen" mbi foltore, i drejtohet Qeverisë: Populli nuk është dele, krejt jeni hajna

Politikë
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Gjendet i vdekur një person në Doblibarë të Gjakovës

Kronika e Zezë
Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Mashtrime me vlerë 10 milionë euro, SPAK operacion kundër Call Center

Lajme
Kalo në kategori