LAJMI I FUNDIT:

Dështojnë bisedimet në SHBA, qeveria rrezikon rimbylljen

Dështojnë bisedimet në SHBA, qeveria rrezikon rimbylljen

Bisedimet mes republikanëve dhe demokratëve në Kongres, që synojnë të evitojnë një tjetër mbyllje të qeverisë amerikane, kanë dështuar pa asnjë marrëveshje.

Negociatorët shpresonin të arrinin një marrëveshje deri të hënën për t’i dhënë më pas kohë kongresit të miratojë legjislacionin deri të premten, kur edhe marrëveshja e muajit të kaluar për financimin federal, përfundon.


Bllokimi ka në qendër kërkesën e demokratëve për të kufizuar arrestimin e emigrantëve të paligjshëm që janë aktualisht në SHBA.

Demokratët duan që zyrtarët e emigracionit dhe doganave të përqendrohen në arrestimin e emigrantëve më të dhëna kriminale në vend që të ndalojnë të gjithë ata që kanë qëndruar në SHBA përtej vizave.

Sipas mediave, përcjell tch, 17 negociatorët nga Senati dhe Dhoma e përfaqësuesve kanë shqyrtuar edhe mundësinë e 1.3 deri në 2 miliardë dollarë financime për murin në kufirin me Meksikën, të kërkuar nga Trump, por kjo shifër ka qenë larg 5.7 miliardë dollarëve të kërkuara nga presidenti.

Mbyllja e mëparshme e qeverisë, zgjati për 35 ditë dhe ishte më e gjata në historinë amerikane. Qindra e mijëra punonjës qëndruan në shtëpi apo punuan pa pagë. Kostoja për ekonominë amerikane llogaritet të ketë qenë rreth 11 miliardë dollarë.

Në trend Botë

Më shumë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Bosnja
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Kalo në kategori