LAJMI I FUNDIT:

Dështimi i themelimit të Komisionit Hetimor për krizën energjetike dhe nisja e hetimeve rreth dyshimeve për kurdisje të çmimit të naftës – ngjarjet kryesore të javës në ekonomi

Dështimi i themelimit të Komisionit Hetimor për krizën energjetike dhe nisja e hetimeve rreth dyshimeve për kurdisje të çmimit të naftës – ngjarjet kryesore të javës në ekonomi

Mosvotimi në Kuvendin e Kosovës i Komisionit Hetimor për menaxhimin e krizës energjetike, kërkesa e Telekomit për hetimin rreth keqpërdorimit të mbi 100 milionë eurove dhe nisja e hetimeve nga Ministria e Tregtisë rreth dyshimeve për orkestrim të shtrenjtimit të naftës, ishin ngjarjet kryesore që karakterizuan javën në vend.

Me vetëm 23 vota kishte marrë formimi i Komisionit Hetimor parlamentar për menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës. Për themelimin e këtij Komisioni votuan deputetët e opozitës, ndonëse nuk ishin të gjithë të pranishëm. Kundër kësaj votuan deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Telegrafi.


“Konsiderojmë që kjo periudhë është shoqëruar me disa parregullsi duke fillua nga ngritja e çmimit, që ne e kemi proceduar në Gjykatën Themelore, pastaj edhe çështja e procedurës së blerjes së energjisë, që do ti ngris ky komision hetimor. Është tejet e nevojshme, ne si Grup Parlamentar besojmë që ky komision ka një punë të madhe, dhe të hedh dritë mbi zhvillimet”, ishte shprehur Tahiri.

Themelimi i Komisionit u pat propozuar nga PDK, derisa do të kishte mandat gjashtëmujor dhe do të përbëhet nga 11 anëtarë.

Dështon themelimi i Komisionit Hetimor për menaxhimin e krizës energjetike, opozita lëshon sallën
Lexo po ashtu Dështon themelimi i Komisionit Hetimor për menaxhimin e krizës energjetike, opozita lëshon sallën

Tahiri gjatë një konference për medie është shprehur se gjatë kësaj periudhe janë dal në dritë mundësitë për keqpërdorime nga mjetet që janë ndarë nga Qeveria e Kosovës.

Ai është shprehur se do të vazhdojnë themelimin e këtij Komisioni Hetimor me mbledhjen e 40 nënshkrimeve.

“Për këto çështje është dashur të votohet Komisioni dhe të hedh dritë mbi të gjitha dyshimet që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe. Vlen të theksohet se nga taksat e qytetarëve janë shpenzuar rreth 200 milionë euro dhe pikërisht kërkesa ishte që të hidhet dritë mbi këto”, ka theksuar ai.

I pari i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka thënë se LVV-ja çuditërisht refuzoi formimin e këtij komisioni.

“Në sektorin e energjisë ka kërkesë për formimin e Komisionit do të hetonte procedurat deri te rritja e çmimit dhe krizën energjetike. LVV-ja çuditërisht refuzoi formimin e këtij komisioni. Ky komision u tentua të bllokohet. Ne kemi filluar mbledhjen e 40 nënshkrimeve dhe Komisioni do të formohet”, ka thënë Gashi.

Ndërsa, shefi i grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri është shprehur se mosvotimi i këtij komisioni është i pakuptimtë dhe tha se kjo nuk shtyhet.

Mosvotimi i Komisionit Hetimor për krizën energjetike, opozita: Qeveria Kurti ka hapur debat për një aferë shumë të madhe korruptive
Lexo po ashtu Mosvotimi i Komisionit Hetimor për krizën energjetike, opozita: Qeveria Kurti ka hapur debat për një aferë shumë të madhe korruptive

“A po frikësoheni që e keni bërë pagesën e rrymës për veriun e Kosovës? Ne si grup parlamentar nuk e dimë sa kanë paguar për qytetarët e Veriut dhe kanë diskriminuar një kategori të qytetarëve. Në raport me sinkronizimin e plotë që ka ndodh mes Qeverisë dhe ZRRE-së? A po frikësoheni që po del fakti që jemi vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor që kemi shpallur gjendje emergjente në raport me energjinë?”, ka pyetur Tahiri.

Pas njoftimit të ngritjes së çmimit të naftës, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë bën të ditur autoritetet kanë nisur inspektimin në terren.

Sipas MINT-it, paralajmërimet kanë lënë hapësirë për dyshim për orkestrim të rritjes së çmimit.

“Ka pasur rritje të çmimit të derivateve të naftës. Paralajmërimet e kësaj ngjarje dhe sinkronizimi lenë hapësirë për dyshim në orkestrim të rritjes së çmimit. Autoritetet po inspektojnë në terren”, thuhet në njoftimin e MINT-it.

Dyshime për orkestrim të shtrenjtimit të naftës, Ministria e Tregtisë nis inspektimin në terren
Lexo po ashtu Dyshime për orkestrim të shtrenjtimit të naftës, Ministria e Tregtisë nis inspektimin në terren

Po ashtu, Ministria e Tregtisë inkurajon qytetarët duhet t’i adresojnë ankesat në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit.

“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë i inkurajon qytetarët të adresojnë ankesat e tyre në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në çdo rast që gjykojnë se ka keqpërdorim, abuzim, në çdo pikë të shitjes që e hasin këtë problem”, kërkon MINT.

Telekomi i Kosovës gjatë javës ka njoftuar se është paraqitur kërkesa për fillimin e hetimeve për keqpërdorime në rastin me Dardafon, i njohur si Z-Mobile.

Sipas Telekomit, kjo kërkesë është iniciuar ndaj personave, zyrtarë të lartë të kompanisë dhe personave privat, të cilët sipas tyre duke lidhur kontrata e kanë dëmtuar kompaninë në total prej mbi 100 milionë euro.

Telekomi i Kosovës kërkon hetim për keqpërdorimin e mbi 100 milionë eurove
Lexo po ashtu Telekomi i Kosovës kërkon hetim për keqpërdorimin e mbi 100 milionë eurove

“Kjo kërkesë është iniciuar ndaj personave, zyrtarë të lartë të kompanisë dhe personave privat, të cilët duke: lidhur kontratë të dëmshme, fshehur dhe manipuluar të dhëna dhe prova, paraqitur deklarata të rrejshme, me veprimet dhe mosveprimet e tyre e kanë dëmtuar Telekomin e Kosovës në periudha të ndryshme kohore dhe kësisoj kanë kryer vepra penale të dënueshme sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Telekomit.

Kompania thekson se kërkesa për fillim të hetimeve është paraqitur sepse kishte dyshime të kryerjes së veprave penale, të cilat sipas Kodit Penal të Kosovës ndiqen sipas detyrës zyrtare. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend

Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend

Ekonomi
Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!

Nga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!

Ekonomi
Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”

Edhe një ditë ka mbetur nga Panairi më i madh në Kosovë “Horeca”

Frigo Deluxe
Në mesin e 25 shteteve konkurruese

Në mesin e 25 shteteve konkurruese "Zgatar Electronics" fiton çmimin si “Kompania me rritje më të madhe”

Ekonomi
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”

Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”

Edil Project
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9

Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9

KosovaMed Healthcare
Kalo në kategori