LAJMI I FUNDIT:

Mosvotimi i Komisionit Hetimor për krizën energjetike, opozita: Qeveria Kurti ka hapur debat për një aferë shumë të madhe korruptive

Mosvotimi i Komisionit Hetimor për krizën energjetike, opozita: Qeveria Kurti ka hapur debat për një aferë shumë të madhe korruptive

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se mosmiratim i Komisionit Hetimor parlamentar për krizën energjetike në vend është hapje e një debati për një aferë sic e ka quajtur ai korruptive.

Tahiri gjatë një konference për medie është shprehur se gjatë kësaj periudhe janë dal në dritë mundësitë për keqpërdorime nga mjetet që janë ndarë nga Qeveria e Kosovës.


“Partia Demoktratike e Kosovës (PDK) kishte një propozim interesant për themelimin e një komisioni parlamentar i cili do të hetonte të gjitha angazhimin, punën dhe vendimet e Qeverisë, ZRRE, KOSTT-it dhe të gjitha institucioneve të republikës që janë ndërmarr gjatë krizës energjetike. Ne konsiderojmë që gjatë kësaj periudhe kanë dal në dritë edhe mundësitë për keqpërdorime nga mjetet që janë ndarë nga Qeveria e Kosovës. Siç e dini Kosova ka një histori të hetimeve paralamentare, është një instrument i opozitës që përdoret për hedhjen në dritë të keqpërdorimeve”, tha Tahiri, përcjell Telegrafi.

Shefi i GP-së së PDK, Abelard Tahiri

Ai më tutje u shpreh se do të vazhdojnë themelimin e këtij Komisioni Hetimor me mbledhjen e 40 nënshkrimeve.

“Për këto çështje është dashur të votohet Komisioni dhe të hedh dritë mbi të gjitha dyshimet që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe. Vlen të theksohet se nga taksat e qytetarëve janë shpenzuar rreth 200 milionë euro dhe pikërisht kërkesa ishte që të hidhet dritë mbi këto”, është shprehur ai.

Dështon themelimi i Komisionit Hetimor për menaxhimin e krizës energjetike, opozita lëshon sallën
Lexo po ashtu Dështon themelimi i Komisionit Hetimor për menaxhimin e krizës energjetike, opozita lëshon sallën

“Sot Qeveria Kurti ka hapur një debat për një aferë shumë të madhe, për një aferë korruptive për të cilën u mundua ta ndaloj me votë, mirëpo opozita ka edhe instrumente të tjera për ngritjen e këtij Komisioni. Siç e dini Ligji e lejon që ta themeloj një komision të tillë me 40 nënshkrime, prandaj ne do ta iniciojmë sa më shpejtë që çdo keqpërdorim që ka ndodhur nga Qeveria Kurti dhe nga institucionet tjera, siç është ZRRE-ja, ne do të hedhim dritë. Këtu kemi njerëz përgjegjës që kanë abuzuar me pozitat e tyre”, ka përfunduar Tahiri.

Shefi i GP-së së LDK, Arben Gashi

I pari i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi ka thënë se LVV-ja çuditërisht refuzoi formimin e këtij komisioni.

“Në sektorin e energjisë ka kërkesë për formimin e Komisionit do të hetonte procedurat deri te rritja e çmimit dhe krizën energjetike. LVV-ja çuditërisht refuzoi formimin e këtij komisioni. Ky komision u tentua të bllokohet. Ne kemi filluar mbledhjen e 40 nënshkrimeve dhe Komisioni do të formohet”, tha ai.

Ndërsa, shefi i grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri është shprehur se mosvotimi i këtij komisioni është i pakuptimtë dhe tha se kjo nuk shtyhet.

Shefi i GP-së së AAK, Besnik Tahiri

“A po frikësoheni që e keni bërë pagesën e rrymës për veriun e Kosovës? Ne si grup parlamentar nuk e dimë sa kanë paguar për qytetarët e Veriut dhe kanë diskriminuar një kategori të qytetarëve. Në raport me sinkronizimin e plotë që ka ndodh mes Qeverisë dhe ZRRE-së? A po frikësoheni që po del fakti që jemi vendi i fundit në Ballkanin Perëndimor që kemi shpallur gjendje emergjente në raport me energjinë?”, ka pyetur Tahiri. /Telegrafi/