Dëshmitari i mbrojtjes së Salih Mustafës, Brahim Mehmetaj sot u është përgjigjur pyetjeve të Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë rreth pretendimeve të prokurorisë se në një kompleks shtëpish në Zllash janë kryer krime.
Mehmetaj ka thënë se kishte dëgjuar që në atë kompleks të jenë mbajtur persona, por ka shtuar se nuk e beson një gjë të tillë. Ai ka thënë se lidhur me këtë janë dhënë deklarata të pavërteta dhe sipas tij Salih Mustafa nuk është i përfshirë në çështje të tilla që lidhen me arrestime apo maltretime.
Pasi Mehmetaj ka deklaruar se nuk ka pasur qendër ndalimi në Zllash, prokuroria ka pyetur nëse ka dëgjuar se aty janë mbajtur persona.
Prokurorja Silvia D’Ascoli ka nxjerrë një pjesë të intervistës që Mehmetaj i kishte dhënë ZPS-së në janar 2020 duke e cituar të ketë thënë se pas luftës ka dëgjuar se në Zllash ishte një dhomë ku mbaheshin njerëz.
Mehmetaj ka thënë se në atë intervistë është përgjigjur rreth asaj që ai ka dëgjuar por që nuk ishte konfirmuar asnjëherë.
Ai ka shtuar se para gjykatës tani ndodhet nën betim dhe se do të flasë vetëm të vërtetën duke shtuar e vërteta është se ai beson që nuk ka pasur vendndalim në Zllash.
“Sikur ta lexoni pjesën më poshtë të deklaratës time sigurisht që e gjeni përgjigjën që unë tash ua them. Unë këtë çka e kam deklaruar para jush dhe u keni marrë pjesë në atë seancë atëherë, unë e kam thënë me të dëgjuara pas luftës që nuk janë të konfirmuara dhe që nuk janë të vërteta. Unë këtu para gjykatës jam nën betim dhe tash nuk mund të flas me gjëra që janë folur rrugëve pa ndonjë adresë”, ka thënë dëshmitari.
Prokurorja D’Ascoli: A është e vërtetë se keni dëgjuar për ekzistencën e një dhome në Zllash ku ndaloheshin njerëz?
Dëshmitari Mehmetaj: Po ashtu siç e kam thënë këtu në dheshmi, po kam dëgjuar. Në bazë të asaj që kam dëgjuar, aty ku ka qenë kompleksi i shtëpive që e pamë këtu. Ka qenë informacion që është folur, nuk e kam të qartë as të njohur në memorien time kush dhe ku është folur, por është folur diku që shumë e besoj që hiç nuk është e vërtetë.
Prokurorja D’Ascoli: Sali Mustafa do të ishte në gjendje të kishte dijeni për ekzistencën e një vend të tillë në Zllash.
Dëshmitari Mehmetaj: Në bazë të kompetencës që e ka pas Salih Mustafa dhe në bazë të organizimit të gueriles BIA nuk e ka pasur atë kompetencë as ta di, por as ta bëjë atë punë e as t’i ndërmarrë ato veprime. Në anën tjetër, unë u them me siguri të plotë se asnjëherë nuk e kemi diskutuar me Calin këtë temë dhe nuk e di a ka pasur njohuri apo jo, nuk mund ta them, por jam i sigurt që jo, nuk ka pasur njohuri as Salih Mustafa. Nuk ka pasur kompetencë të merret me këto tema, nuk kanë qenë tema tona.
Mehmetaj ka thënë se ka miqësi me Salih Mustafën dhe se shpreson që të triumfojë drejtësia dhe ai të lirohet nga burgu.
“Nuk jam ndier mirë në atë kohë, nuk ka qenë e drejtë as ftesa sikur nuk është i drejtë as ky proces se është i bazuar në deklarata dhe dëshmi të rrejshme dhe me atë emocion për një çlirimtar, një luftëtar lirie, i cili ka luftuar për të drejtat e veta për liri të niset një proces tani që e pengon atë në proces të jetës në liri… Normal që këtu jam sot për të mbështetur drejtësinë, sepse besoj shumë që drejtësia do të shkojë në dobi të luftëtarit të lirisë, Calit shokut tim, dhe unë e mbështes drejtësinë. Unë nuk jam gabim nëse e bëj këtë punë, gjithmonë do ta mbështes drejtësinë, jam i sigurt në këtë që e them, jam i sigurt në dëshmitë tona, kjo gjykatë ka pasur njerëz që kanë thënë të pavërteta këtu, kanë thënë gjëra të cilat nuk kanë të bëjnë me të vërtetën. Unë besoj e nderuara gjykatëse se këtë punë e çon deri në fund dhe drejtësinë do ta qesë në dritë ashtu si i ka hije”, ka thënë Mehmetaj.
Dëshmia e Brahim Mehmetaj, ish-pjesëtar i BIA-s, do të dëgjohet edhe nesër në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Ai është dëshmitar i mbrojtjes në gjykimin ndaj Salih Mustafës aktakuza ndaj të cilit është konfirmuar më 12 qershor 2020, ndërsa u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar, me pretendimin për krime lufte.
Salih Mustafa po qëndron në qendrën e paraburgimit në Hagë ndërsa në deklarimin e tij para trupit gjykues ai është deklaruar i pafajshëm.KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Siljanovska dhe Pendarovski do të përballen në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale
Ekstradohet nga Shqipëria drejt Italisë 39-vjeçari me dy emra, akuzohet për trafik lëndësh narkotike
Takimi me O’Brien, Kurti: Gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen ndaj Kosovës
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën