Një imam ka vdekur në afërsi të Xhamisë në fshatin Novosellë të Pejës. Dyshimet e para janë për shkak të energjisë elektrike, megjithatë Policia po e heton rastin.
Mbrëmjen e 11 prillit, imami Ramë Blakaj u gjet i vdekur në shtëpinë ku po qëndronte afër xhamisë ku ai kryente detyrën e tij fetare.
Besohet që shkak i vdekjes se papritur të kishte qenë rryma. Kështu mendon edhe Nimon Murtezaj, personi që e gjeti së pari trupin e të ndjerit.
“Mbrëmë nga ora 21:30 deshëm ta marrim hoxhën e të pimë kafe. Shkuam me një shok te shtëpi e tij. Thirrëm te dera, nuk u lajmërua, trokitëm në dritare prapë nuk u lajmërua. Hapëm derën e hyrjes dhe u futëm në korridor. Aty dëgjohej që rridhte uji në banjo. Hapëm derën e banjo-s dhe pamë hoxhën e shtrirë me dush në dorë…Sipas të gjitha gjasave shkaktarë i vdekjes së tij ishte rryma”, tha për RTV Dukagjinin, Nimon Murtezaj.
Imami me prejardhje ishte nga fshati Vrellë e Istogut, ndërsa detyrën e tij e kishte ushtruar në xhaminë e fshatit Novosellë. Senad Danaj, si familjar i të ndjerit thotë se lajmin për vdekjen e tij e morën nga banorët.
“Fillimisht kojshia e kanë vërejtur që ai nuk ka bërë lëvizve. Më pas kur janë futur brenda e kanë parë që ai ka qenë i shtrirë”, tha Senad Danaj.
Rastin e konfirmoi edhe Prokuroria e qytetit në Pejë.
“Rreth orës 21:15 nga qytetarët jemi informuar për një vdekje në Novosellë të Pejës. Prokurori kujdestar me njësitet përcjellëse kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Rasti është cilësuar si hetim i vdekjes”, deklaroi Shkodran Nikçi.
Për familjen Blakaj nga fshati Vrellë e Istogut, kjo dhimbje është e dyta brenda dy muajve sepse imami Blakaj kishte humbur edhe vëllain e tij 40 vjeçar Argzon Blakaj, papritmas në Vjenë të Austrisë në muajin shkurt të këtij viti./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident i rëndë trafiku në Prishtinë mes një veture dhe dy motoçikletave
Martesa e dy vajzave në bashkinë e Tiranës, ligji shqiptar nuk lejon martesa të së njëjtës gjini, reagon Kisha Katolike
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Kasami: Deklarata të rrezikshme nga Ali Ahmeti, VLEN nuk është e interesuar për konflikte mes shqiptarëve
Tahiri: 30 maji është data e fundit që të shpërbëhet Kuvendi
Kusari - Lila: Nuk kemi kërkesë zyrtare për shpërberje të Kuvendit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit