Sheshi “Zahir Pajaziti” i kthehet normalitetit nga ngjarja e mbrëmshme që ndodhi në “Beer Fest”, ku nga e shtëna me armë u krijua paniku i njerëzve që ishin prezent me ç’rast në rrëmujën e krijuar u lënduan pesëdhjetë persona.
Nga momenti kur u gjuajt me armë njerëzit kërkuan një vend, qoftë edhe ndonjë skutë për t’u fshehur, ku shumë nga personat gjetën vetën nën banakët dhe nëpër kuzhinat e lokaleve që janë përreth sheshit “Zahir Pajaziti”.
Nga ikja shumë prej njerëzve iu kishin zbathur edhe këpucët, e disa të tjerëve iu kishin mbetur bluzat në shesh.
Gjatë mëngjesit të sotëm, në afërsi të skenës së “Beer Fest”, pranë shkallëve ishin vendosur këpucët dhe bluzat, në rast se dikush shkon për t’i marrë ato.
Dëshmitarët për KosovaPress kanë rrëfyer ngjarjen se si ndodhi, duke thënë se edhe pse nuk e kuptuan se çfarë po ndodhte, ata ikën. E vetmja gjë që iu futi frikën ishte bërtitma e njerëzve, të cilët thoshin ‘Ikni, ikni ISIS”.
Arton Syla i tha KosovaPress, se derisa ishte në mes të turmës, dëgjuan një kërismë të një arme, e cila shkaktoi panikun, dhe njerëzit filluan të iknin.
“Qysh është më së miri ishim duke ndejt, kalonin njerëzit, shtynin pak, që është normale nëpër koncert, por pastaj erdhi një panik më i rëndë. U dallua që nuk është diçka në rregull. Njerëzit filluan ta shtyjnë dhe ta rrëzojnë njëri-tjetrin… Edhe unë, si krejt tjerët. Unë isha në mes, erdhën njerëzit duke na shtyer dhe na rrëzuan, mbi njëri-tjetrin, diqysh me u kap me ikë. Bërtitnin, qanin, thoshin: ikni, ikni… Patikën t’u ikë e kam hup. Njëherë erdh një krismë e madhe por nuk reagoi askush asgjë, por tek pas 30 minutave u dëgjuan disa krisma tjera dhe atëherë filluan të ikin”, tregoi Syla.
Edhe Egzon Syla ishte i pranishëm në koncertin e mbrëmshëm. Ai tregoi se nuk ka ditur se çfarë po ndodh, por thotë se incidenti erdhi pas një konflikti që patën dy-tre persona, ku pastaj njëri nga ta ka gjuajtur me armë.
“Këtu kemi qenë të pranishëm rreth orës 10 e 50 ka qenë kulmi i kënaqësisë, duke dëgjuar muzikë dhe pastaj na shtynë dhe na rrëzuan, ku më pas njerëzit na shkelnin duke ikur. Nuk e dinim çfarë po ndodh. Vetëm bërtitnin: ‘ikë, ikë se na ra ISIS’. Ne ikëm, pastaj pamë policinë duke ardhur, por nuk ke diçka tragjike, nuk ke ndonjë terrorizëm. Ke vetëm dy tre persona që janë gjuajtur mes vete, pastaj nga panika njerëzit kur kanë dëgjuar krisma nuk kanë ditur çka po ndodh. Ka pas konflikt mes njerëzve, kanë qenë të pirë a nuk e di se çfarë, dhe pastaj njëri ka ngrit armën lartë dhe ka gjuajtur, dhe turma ka dëgjuar krismën dhe kanë ikur”,tha Syla.
Nga paniku njerëzit hynë edhe në lokalet afariste që gjendeshin përreth, e që punëtorët e këtyre lokaleve nuk ia kishin as idenë se çfarë po ndodhte jashtë. Ata i kanë treguar KosovaPress, se kanë mbetur të habitur nga tollovia dhe paniku që u krijua.
Blerim Gashi, punëtor në lokalin “Matisse”, ka treguar se me t’u futur njerëzit në lokal kanë bërtitur, se ku të shkojnë, e ku të fshehën.
“Jam dal jashtë, kam mbet i habitur, veç kur kam pa njerëz duke kapërcyer shankin, kanë rrotulluar tavolinat, janë fshehur, disa kanë hyrë në kuzhinë për t’u fshehur, duke ikur nga paniku, frika…Çka me bo, ka me shku po gjuajnë me kallasha, jo ISIS, kësi fjalësh. Ka pas edhe mosha të mëdha, afërsisht 35 që e kanë kapërcye shankin”, ka treguar Gashi.
Disa punëtorë të lokaleve tjera përreth të cilët nuk deshën të prononcohen para kamerës, i kanë thënë KosovaPress se paniku ishte i panevojshëm.
Ata thonë se kjo ndodhi erdhi nga ngjarjet e fundit që ndodhën në Evropë, ato të sulmeve terroriste.
Ngjarjen e mbrëmshme e ka treguar edhe organizatori i “Beer Fest”, Ekrem Tahiri.
Ai tha për KosovaPress, se jo zyrtarisht e ka kuptuar që dikush ka shtënë me një armë me gaz.
Jo zyrtarisht kemi kuptuar që dikush paska shtënë me një armë me gazë, jo armë zjarri nëse mund t’i them lodër. Por ato krismat të cilat kanë shtënë kanë shkaktuar një panik bukur të madh të shumë pjesëmarrësve që kanë qenë këtu, ka qenë një numër shumë i madh, dhe pastaj pas këtij paniku është shkaktuar edhe një huti dhe njerëzit nuk e kanë kuptuar se çfarë po ndodh, dhe si pasojë janë disa njerëz të lënduar”, tregoi Tahiri.
Në hyrje të sheshit “Zahir Pajaziti”, has në bizneset dhe kompanitë e birrave, ku shumë njerëz mund të ndalen dhe të pinë aty. Mbase dihet që në këtë organizim të “Beer Fest”, marrin pjesë edhe të rinjtë e shumë, disa prej të cilëve janë edhe nën moshën 15 vjeçar. Megjithatë, Tahiri thekson që pijet alkoolike nuk lejohen për ata që janë nën moshën 18 vjeçar.
“Që ka mosha të reja është fakt i ditur sepse ‘Beer Fest’ që disa vite është festë familjare dhe këtu vijnë njerëz edhe me fëmijë, dhe faktikisht prindërit vetë e vendosin se a duan që fëmijët me dalë në shesh apo jo…. Që ka pas fëmijë, ka pas fëmijë, sepse ka qenë edhe programi artistik”, tha Tahiri.
Ndryshe, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka vendosur që të revokojë lejen e Beerfest për sot e nesër. Kjo për shkak të mungesës së kapacitetit për të garantuar sigurinë nga ana e organizatorëve, për shkak të numrit të madh të njerëzve dhe prania e madhe e personave nën moshën 18 vjeçare në shesh. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
“Nuk ka logjikë që një njeri mos me dal me thanë ne besojmë në drejtësi”, Tahiri i AAK-së me kritika për Qeverinë Kurti për rastet e dyshuara të korrupsionit
Britania e Madhe kërkon t’i kushtohet më shumë vëmendje rreziqeve të konfliktit në Ballkan
VLEN: Gjykata Administrative ka pranuar ankesën për vendvotimin në Likovë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit