LAJMI I FUNDIT:

Deshi t’ia vjedh një sëpatë në dyqan, pronari e qëllon për vdekje hajnin (Video)

Deshi t’ia vjedh një sëpatë në dyqan, pronari e qëllon për vdekje hajnin (Video)

Policia e Floridës në SHBA ka publikuar një video rrëqethëse, në të cilën shfaqet një politikan lokal duke qëlluar për vdekje hajnin që vjedh në dyqanin e tij.

Bëhet fjalë për komisarin e qytetit LakeLand, Michael Dunn, i cili fillimisht e kap hajnin në hyrje të dyqanit të cilin më pas e qëllon me revole, transmeton Telegrafi.


“Cristobal Lopez, 50-vjeç, është vrarë derisa po tentonte të vidhte një sëpatë nga dyqani”, kanë njoftuar hetuesit që janë duke u marrë me rastin.

“Edhe pse qytetarët mund të shokohen me atë çfarë mund të shohin, ju lusim që të keni durim pasi departamenti ynë vazhdon të bashkëpunojë me prokurorin e shtetit për të ndriçuar rastin”, kanë njoftuar policia e Floridës.

Deri më tani Dunn, që është pronar i dyqanit nuk është ballafaquar me kurrfarë akuze. /Telegrafi/