LAJMI I FUNDIT:

Deshi të kursente duke transportuar frigoriferin me tren, shumë probleme dhe sërish prapa (Video)

Deshi të kursente duke transportuar frigoriferin me tren, shumë probleme dhe sërish prapa (Video)

Udhëtarët e transporteve publike, kanë provuar të bartin gjëra të ndryshme që në të shumtën e rasteve janë të ndaluara, por ky njeri në Brisbane të Australisë, kaloi çdo pritshmëri.

Ai hasi në vështirësi të shumta derisa e tërhiqte frigoriferin, meqë iu desh të kalonte nëpër shkallë dhe ashensori e zuri me vështirësi.


Megjithëse ia doli të hynte në tren, konduktori e nxori prapa dhe iu desh të kalonte sërish nëpër të njëjtë rrugë të mundimshme.

“Më lirë do t’i bëhej të paguante, se sa të kursente para dhe të humbte energji dhe nerva” është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/