LAJMI I FUNDIT:

Deshi të hidhej në pishinë, “i bëri matjet keq” – e pëson shumë keq (Video)

Deshi të hidhej në pishinë, “i bëri matjet keq” – e pëson shumë keq (Video)

Ky është momenti i tmerrshëm kur një burrë përpiqet të hidhet në një pishinë mbi tokë dhe përfundon me kokë buzë saj.

Sipas përshkrimit, përcjell Telegrafi, burri, i cili thuhet se ishte i dehur në atë kohë, mund të shihet duke u përgatitur për marifetin e tij mbi pishinë.


Ndërkohë një numër i madh njerëzish shikojnë ndërsa qëndron në buzë të bordit të zhytjes dhe fillon të rrokulliset.

Por kërcimi i tij ishte shumë afër dhe menjëherë është e qartë se ai nuk do t’ia arrijë të bëjë një gjë të tillë në mënyrën e duhur.

Një grua bërtet e tmerruar, duke kuptuar saktësisht se çfarë do të ndodhë.

Koka e njeriut përplaset menjëherë në buzë të pishinës para se të bjerë në tokë.

Turma mbetet e tronditur, ndërsa njerëzit nxitojnë për të kontrolluar se çfarë ndodhi me të. /Telegrafi/