LAJMI I FUNDIT:

Deshi ta vë në gjumë foshnjën, nëna amerikane i fut drogë në shishen e qumështit – humb jetën nga doza që mund të mbyste dhjetë persona

Deshi ta vë në gjumë foshnjën, nëna amerikane i fut drogë në shishen e qumështit – humb jetën nga doza që mund të mbyste dhjetë persona

Policia amerikane në Florida ka njoftuar se një djalë nëntë muajsh ka vdekur, pasi nëna e tij e mitur derdhi drogën fentanil në shishen e foshnjës.

New York Post raporton se foshnja u gjet pa shenja jete apo pa puls në një shtëpi në qytetin e Callahan më 26 qershor, pas së cilës nisi një hetim, transmeton Telegrafi.


“Zëvendësit e sherifit që mbërritën atje u përpoqën të rikthejnë në jetë foshnjën duke i dhënë frymëmarrje artificiale, por vdiq më vonë në spitalin në Jacksonville”, tha Bill Leeper, Sherif i Qarkut Nassau.

Nëna 17-vjeçare e fëmijës thuhet se fillimisht u tha hetuesve se nuk e dinte se çfarë kishte ndodhur, por e ndryshoi historinë e saj gjatë intervistave të mëpasshme të policisë në javët në vijim.

Në fund, autopsia zbuloi se fëmija kishte mjaftueshëm fentanil në trup sa për të mbytur dhjetë persona.

“Kush e bën këtë gjithsesi? Cila nënë do ta bënte këtë? Kjo nuk është normale. Kjo është e sëmurë. As që mund ta imagjinoj pse një nënë do t’ia bënte një gjë të tillë fëmijës së saj”, tha Liper në një konferencë për media të mbajtur të mërkurën dhe shtoi se “askush nuk duhet të humbë jetën për shkak të një ilaçi të tmerrshëm vdekjeprurës, veçanërisht jo një foshnjë e pafajshme”.

Nëna akuzohet për vrasje të rëndë nga pakujdesia dhe posedim të substancave të ndaluara. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori