LAJMI I FUNDIT:

Derkoski: Për votime janë paraqitur rreth 100 persona të cilët ndodhen në izolim

Derkoski: Për votime janë paraqitur rreth 100 persona të cilët ndodhen në izolim

Komisioni Shtetëror për Zgjedhje (KSZH) pret që deri në mesnatën e sotme, të paraqiten deri më shumë se 200 qytetarë të cilët ndodhen në vetizolim, e të cilët duan ta realizojnë të drrejtën e tyre të votimit në zgjedhjet kuvendare të 15 korrikut.

“Deri në ora 10 ka rreth 100 qytetarë që ndodhen në izolim për shkak të coronavirusit e që janë paraqitur në mënyrë elektronike të votojnë. Ata janë nga 20 komuna të Maqedonisë. Deri në fund të paraqitjes, presim që numri të rritet. Ne mendojmë se numri do të jetë më shumë se 200”, tha Oliver Derkoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai thotë se ekipet janë të gatshme për aktivitetet zgjedhore që po zhvillohen në terren, dhe sot nga ora 14:00 në gjimnazin ‘Jospi Broz Tito’ do të organizohen simulimi i votimit.

“Ushtrimi do të pasqyrojë ditën e zgjedhjet. Do të vinë votues, do të bëhet dezinfektimi, ndërsa qëllimi i këtij simulimi është që të kontribuohet në transparencë dhe edukim të qytetarëve për procesin zgjedhor”, tha Derkosvski.

Ndryshe, ashtu si në zgjedhjet e deritashme, të sëmurët, të dobëtit dhe të sëmurët kronikë do të votojnë një ditë më parë, pra më 14 korrik./Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Kalo në kategori