LAJMI I FUNDIT:

Derkoski: Numri prej 1.8 milionë votuesve është real

Derkoski: Numri prej 1.8 milionë votuesve është real

“Presionet janë gjithmonë janë të mundura. Ky formacion i KSHZ-së do të tregojë se në Maqedoni mund më ndryshe të funksionohet. Nëse e kuptojmë detyrën, do t’i tejkalojmë presionet”, thotë Kryetari i KSHZ-së Oliver Derkoski për Radio Evropa e Lirë.

Ai thotë se numri prej 1.8 milionë votuesve është real, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Po, disa herë në disa raste vërtetoj se numri është real dhe se i gjithë ky konfuzion viteve të kaluara u krijua nga disa arsye tjera politike. Megjithatë punë e jona është që mos përziejmë KSHZ-në me politikën, sepse kjo punë e Listës zgjedhore është operacion statistik. Janë përfshirë Enti për Statistika dhe Ministria e Punëve të Brendshme, kështu që me evidencat e tyre praktikisht hartohet Lista Zgjedhore”, thotë Kryetari i KSHZ-së Oliver Derkoski.

Ai shton se qytetarët duhet ta kenë të qartë, dhe se të drejtë të jenë në Listën Zgjedhore ka secili qytetar i cili ka mbushur 18 vite dhe që ka letërnjoftim me afat apo leje të vozitjes të Republikës së Maqedonisë, dhe se, sipas tij, jo çdo kush që jeton në vend.

Derkoski i cili është në funksion me propozimin e OBRM-PDUKM-së, nuk përgjigjet në pyetjen direkte se a do t’ju bëj thirrje partia e tij anëtarëve të dalin në votime apo do ta bojkotojnë referendumin, duke thënë se bindjet e tij politike i lë në shtëpi.

“Pyetja juaj do t’mi rrëzojë të gjitha konstatimet që i ceka për punën e KSHZ-së dhe për këtë shkak nuk u përgjigja, për shkak se jam anëtar i KSHZ-së dhe qëndrimet politike të mia i lë në shtëpi. Kur vij në punë harroj dhe funksionojmë si organ shtetëror, detyra e të cilit është, para gjithash, të zbatojë operacionin e referendumit në përpikmëri me ligjin”, tha Derkoski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori