LAJMI I FUNDIT:

Derkoski: Asnjë fushatë s’mund të jetë e pastër, por kjo ishte fushatë kryesisht e qetë

Derkoski: Asnjë fushatë s’mund të jetë e pastër, por kjo ishte fushatë kryesisht e qetë

Kreu i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oliver Derkoski, në takim me shefat e shtabeve zgjedhore të kandidatëve presidencial vlerësoi se fushata deri tash ka shkuar në atmosferë të qetë.

“Asnjë fushatë nuk mund te jetë e pastër si kristali, por konstatuam se ishte fushatë e qetë, ndërsa edhe në të ardhmen duhet të jetë kështu . Të shfaqim pjekur demokratike pa dallim se kush është në pushtet. Le të fitojë më i mirë”, porositi Derkoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Derkoski gjithashtu tha nga buxheti janë ndarë rreth 299 milionë denarë për fushatë dhe presin që si në referendum të shpenzojnë më pak para nga ajo e parashikuara.

Rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 21 prill ndërsa në rrethi i dytë është parashikuar të mbahet më 5 maj./Telegrafi/