LAJMI I FUNDIT:

Derisa virusi vdekjeprurës përhapet me shpejtësi, zbulohen qytetet më të rrezikuara në botë nga shpërthimi i tij

Derisa virusi vdekjeprurës përhapet me shpejtësi, zbulohen qytetet më të rrezikuara në botë nga shpërthimi i tij

Bangkok përballet me kërcënimin më të madh të coronavirusit vrasës që përhapet atje nga qytetet tjera të Kinës, kanë paralajmëruar shkencëtarët. 

Reklama

Akademikët në Universitetin e Southampton sot përdorën të dhënat e udhëtimit për të zbuluar se cilat qytete në botë kanë më shumë gjasa të shohin raste në të ardhmen.

Los Angeles dhe New York renditen në vendin e 20, ndërsa në Evropë e para është Londra më  e rrezikuar se çdo qytet tjetër në Evropë, paralajmëruan studiuesit, transmeton Telegrafi.

Paris ishte në vendin e 27-të dhe Frankfurti ishte i 30-ti, megjithë rastet që ishin konfirmuar tashmë në Francë dhe Gjermani.

Pesë persona në SHBA po luftojnë me virusin vdekjeprurës, por asnjëri nuk është konfirmuar ende në Mbretërinë e Bashkuar.

Departamenti i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar sot konfirmoi pothuajse 100 njerëz tani janë testuar për coronavirusin vdekjeprurës.

Të gjithë ata janë rikthyer si negativë, por drejtoresha e Shëndetit të Anglisë tha që ajo beson se virusi tashmë është në Mbretërinë e Bashkuar.

Deri më tani, virusi është përhapur në rreth 17 vende ose territore jashtë Kinës, por ekspertët thanë se ata presin që infeksionet globale të vazhdojnë.

Hulumtimi vjen ndërsa qytetarët evropianë dhe amerikanë të bllokuar në Wuhan, qyteti kinez në qendër të shpërthimit, po presin të shpëtohen nga zyrtarët e vendeve të tyre.

Wuhan ka qenë nën mbyllje së bashku me disa qytete të tjera në provincën Hubei për gati një javë.

Coronavirus konsiderohet shumë ngjitës dhe transmetohet përmes një kolle të lehtë ose teshtitje. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kanë mbetur më pak se 24 orë deri tek mbyllja e qeverisë amerikane

Kanë mbetur më pak se 24 orë deri tek mbyllja e qeverisë amerikane

Amerika
Ushtarët ukrainas u shpëtuan nga rajonet e pushtuara pasi ishin fshehur për më shumë se një vit e gjysmë

Ushtarët ukrainas u shpëtuan nga rajonet e pushtuara pasi ishin fshehur për më shumë se një vit e gjysmë

Evropa
Rusia shënon përvjetorin e aneksimit të rajoneve ukrainase, Putin: Kjo është ngjarje historike, ne jemi një komb

Rusia shënon përvjetorin e aneksimit të rajoneve ukrainase, Putin: Kjo është ngjarje historike, ne jemi një komb

Evropa
Wladimir Klitschko: Nuk jam gati të vdes për Ukrainën, por jam gati të jetoj për të

Wladimir Klitschko: Nuk jam gati të vdes për Ukrainën, por jam gati të jetoj për të

Evropa

"Ne nuk e dimë madhësinë e Ukrainës", Orban për bisedimet e anëtarësimit të Ukrainës në BE

Evropa
Elita e marinës amerikane SEAL dhe forcat speciale të ushtrisë do të testohen për përdorim droge

Elita e marinës amerikane SEAL dhe forcat speciale të ushtrisë do të testohen për përdorim droge

Amerika
Kalo në kategori