LAJMI I FUNDIT:

Derisa po largohej nga Shtëpia e Bardhë, Melania Trump rrëmbeu vëmendje me çantën ‘Hermes’ 70 mijë dollarëshe

Derisa po largohej nga Shtëpia e Bardhë, Melania Trump rrëmbeu vëmendje me çantën ‘Hermes’ 70 mijë dollarëshe

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, ditën e sotme (e mërkurë) është larguar nga Shtëpia e Bardhë së bashku me bashkëshortin e saj, ish-presidentin Donald Trump.

Në paraqitjen e fundit, ajo u shfaq me një vështrim shumë të zymtë e veshur në një ansambël krejtësisht të zi. 51 vjeçarja po ashtu u sigurua që edhe aksesorët që mbante të ishin të së njëjtës ngjyrë.

Përveç syzeve të diellit që ia mbuluan pjesën më të madhe të fytyrës, Melania mbante gjithashtu një çantë të shtrenjtë dore të markës ‘Hermes Birkin’, e ndërtuar nga lëkura e krokodilit. Çmimi i një çante të tillë thuhet se është rreth 70 mijë dollarë.


Donald Trump dhe Melania (Foto: AP)

E njëjta zgjodhi një palë këpuca të brendit Louboutin, të cilat kushtojnë hiç më pak se 800 dollarë.

Fjalët e fundit të Donald Trump, si president i SHBA-së - derisa helikopteri po e priste të largohej nga Shtëpia e Bardhë
Lexo po ashtu Fjalët e fundit të Donald Trump, si president i SHBA-së - derisa helikopteri po e priste të largohej nga Shtëpia e Bardhë

Ajo po mbante duart me bashkëshortin, derisa ai sot përfundoi kohën e tij si President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Melania Trump (Foto: AP)

Biondja më pas ndau një video në llogarinë e saj në Twitter, me anë të së cilës përshkroi vitet që shërbeu si Zonja e Parë.

Ajo shtoi se ishte ‘frymëzuar’ nga miliona amerikanë në të gjithë vendin gjatë kohës së saj në Shtëpinë e Bardhë.

Donald Trump dhe Melania (Foto: AP)

“Ndërsa Donald dhe unë përfundojmë kohën në Shtëpinë e Bardhë, unë mendoj për të gjithë njerëzit që hyrën në zemrën time me historitë e tyre të jashtëzakonshme”, tha ajo.

Sllovenia u bëri thirrje amerikanëve të përdorin ‘mendjen e shëndoshë’ në luftën e vazhdueshme kundër coronavirusit.

Melania Trump (Foto: AP)

Theksojmë që sot pritet të betohet presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i cili më 3 nëntor fitoi kundër rivalit nga Republikanët, Donald Trump. /Telegrafi/

Melania Trump (Foto: Reuters)

Në trend Magazina

Më shumë
Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Aktori që imiton Vserlon në “Portokalli” hyn në Big Brother - reagimet nuk duhet humbur

Magazina
Laerti për Gjestin: Nuk ka çfarë të bëjë më në shtëpi

Laerti për Gjestin: Nuk ka çfarë të bëjë më në shtëpi

Magazina

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Olsi Bylyku publikon këngën e re

Olsi Bylyku publikon këngën e re "Drama"

Magazina
Kalo në kategori