LAJMI I FUNDIT:

Fjalët e fundit të Donald Trump, si president i SHBA-së – derisa helikopteri po e priste të largohej nga Shtëpia e Bardhë

Fjalët e fundit të Donald Trump, si president i SHBA-së – derisa helikopteri po e priste të largohej nga Shtëpia e Bardhë

Pasi u largua nga Shtëpia e Bardhë, presidenti Donald Trump u tha gazetarëve se ishte një “nder i madh” të shërbente si Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, ai tha se ka qenë “nderi i një jete të tërë” dhe se ai thjesht donte të kalonte dhe të thoshte lamtumirë.


Ai shtoi se shpresonte se nuk do të ishte një lamtumirë e gjatë, njoftoi Jeremy Diamond i CNN.

Ndërkohë siç raporton The Guardian, përcjell Telegrafi, familja e Donald Trump ishte në aeroportin ushtarak për largimin e presidentit Trump.

Po sipas The Guardian, Trump ftoi zonjën e parë në ikje Melania Trump për të thënë disa fjalë dhe më pas renditi një seri arritjesh që ai pretendoi për administratën e tij, duke përfshirë krijimin e Forcës Hapësinore të SHBA-së, uljen e taksave dhe “ndërtimin e ekonominë më të fuqishme që Shtetet e Bashkuara kanë parë ndonjëherë”.

Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë, Amerika në pritje të presidentit të ri Joe Biden
Lexo po ashtu Trump largohet nga Shtëpia e Bardhë, Amerika në pritje të presidentit të ri Joe Biden

Ai e përshkroi zhvillimin e një vaksine kundër coronavirusit në nëntë muaj si “një mrekulli mjekësore”.

Trump filloi të përfundojë fjalimin e tij duke thënë: “Ju jeni njerëz të mahnitshëm dhe ky është një vend i shkëlqyeshëm dhe është një nder dhe privilegj të kem qenë presidenti juaj”, ndërsa turma brohoriti “Faleminderit Trump”.

Ai premtoi se “do të vëzhgonte dhe dëgjonte”, se e ardhmja e vendit ishte e shkëlqyeshme dhe i uroi administratës së ardhshme sukses dhe fat, dhe tha se ai mendonte se ata do të ishin të suksesshëm.

Trump tha se ata kishin themelet për të bërë diçka vërtet spektakolare dhe se administrata e tij e kishte “vendosur atë në një pozitë ku nuk ka qenë kurrë më parë, pavarësisht se ishte goditur me murtajën më të rëndë që nga viti 1917”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori