LAJMI I FUNDIT:

Derisa po flinte, adoleshentja amerikane sulmohet nga ariu – përfundoi me lëndime të shumta në spital

Derisa po flinte, adoleshentja amerikane sulmohet nga ariu – përfundoi me lëndime të shumta në spital

Një vajzë 16-vjeçare u sulmua nga një ari në Malet e Mëdha të Smoky të premten herët, duke bërë që Shërbimi i Parkut Kombëtar të mbyllë një seksion të vendit për vizitorët.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, sulmi ndodhi në orën 12:30 të orëve të para të mëngjesit, ndërsa adoleshentja po flinte në një shtrat të varur në pjesën Crosby të parkut, thanë zyrtarët.


Familja e saj ishte “duke fjetur në afërsi” në atë kohë, sipas një njoftimi për shtyp.

Hetuesit nuk kanë publikuar identitetin e adoleshentes, por thanë se ajo është nga Tennessee e Mesme.

“Familja ishte në gjendje ta dëbonte ariun nga zona menjëherë pas sulmit dhe njoftoi shpejt qendrën e komunikimit emergjent të parkut”, tha Shërbimi i Parkut Kombëtar.

“Vajza mori lëndime të shumta duke përfshirë në kokë. Ajo mbeti e vetëdijshme gjatë gjithë incidentit dhe është në gjendje të qëndrueshme në këtë kohë”.

Më pas ajo është dërguar me helikopter të Gardës Kombëtare në Qendrën Mjekësore të Universitetit të Tenesit në Knoxville, kanë bërë të ditur zyrtarët, duke shtuar se dy arinj u panë më vonë në mëngjes pranë vendit të kampit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Ukrainasit përdorin për herë të parë raketat amerikane me rreze të gjatë

Evropa
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Paka para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori