LAJMI I FUNDIT:

Derisa po e priste topin e takimit sportiv, qëllohet në fytyrë dhe turpërohet keq (Video)

Derisa po e priste topin e takimit sportiv, qëllohet në fytyrë dhe turpërohet keq (Video)

Ashley Ward ka qenë shumë e emocionuar, kur është përpjekur të kapte topin e ragbitë, në një stadium të Alabamës në Shtetet e Bashkuara.

Por, biondina atraktive është lënduar kur topi e qëlloi në fytyrë, transmeton Telegrafi.


Për pasojë ajo është shtrirë për toke nga goditja, ndërsa turma brohorisnin dhe qeshnin.

“Nuk më shkaktoi dhimbje, por më turpëroi pa masë”, ka thënë ajo për ngjarjen që ndodhi në mes të takimit ndërmjet Lousiana State dhe Auburn Tigers. /Telegrafi/