LAJMI I FUNDIT:

​Deri tani në Kosovë vaksinën antiCOVID-19 e kanë marr 55 mijë qytetarë

​Deri tani në Kosovë vaksinën antiCOVID-19 e kanë marr 55 mijë qytetarë

Nga fundi i marsit kur nisi vaksinimi anti-COVID në Kosovë e deri më sot janë vaksinuar mbi 55 mijë qytetarë, e vetëm sot në qendrën e vaksinimit “1 Tetori” janë imunizuar mbi 150 persona, ndërsa mbi 500 janë vaksinuar në nivel vendi.

Këto të dhëna i ka bërë të ditura koordinatori i qendrës së vaksinimit, Niman Bardhi i cili thotë se procesi i imunizimi po shkon shumë mirë.


“Aktualisht sot në sallën ‘1 Tetori’, deri në këto qaste janë vaksinuar mbi 150 persona, ndërsa nëse flasim në nivel vendi kemi mbi 500 të vaksinuar. Ndërsa totali i përgjithshëm i të vaksinuarve nga fillimi deri më tani ka kaluar shifrat e 55 mijë personave të vaksinuar[…]Çdo gjë është në mënyrën më të mirë të organizuar dhe realizuar kështu që shpresojmë që edhe ditët tjera të na përcjellin[…]Ka interesim dhe fatbardhësisht me lehtësimin që kemi me marrjen e listave nga qendra më e lartë për persona të konfirmuar për vaksinim po e paraqet lehtësimin tonë sepse vjen në kohën e paraparë dhe nuk po na paraqitet ndonjë pengesë“, tha ai.

Qazim Jashanica bashkë me bashkëshorten pasi u vaksinuan ndiheshin mirë. Sipas tij, procesi i vaksinimit shkoi mirë dhe se fillimisht ata kishin aplikuar në “E-Kosova”.

“Shumë mirë nuk pas dhe as nuk kam tremë as mundim[…]Na kanë thirr me kohë, jemi ardhur me kohë shërbimi shumë i mirë“, tha Jashanica.

Dozën e parë të vaksinës AstraZeneca e mori edhe Fatlije Reccica e cila tha se ka rreth dy javë që kishte pritur për tu ftuar për vaksinim.

“Mirë shumë[…]Po djali në realitet para 1-2 javë apo dy nëse nuk gabohem shumë mirë ka shkuar në rregull”, tha ajo.

E shumë të moshuar të cilët nuk po arrijnë të regjistrohen në “E-Kosova” nuk po u mohohet vaksinimi.

75 vjeçari Elmi Dili i cili jeton i vetëm me bashkëshorten e tij në Prishtinë thotë se nuk arriti të aplikoj por që përkundër kësaj ai sot u vaksinua.

“Jo nuk kam aplikuar sepse nuk dimë vetëm me plakën jam erdha sot thash a ka mundësi se nuk po ka kush se nuk e kam ditur që munden djemtë nga jashtë shkova në dy-tre vende në kojshi nuk dimë por faleminderit prej tyre më pranuan”, theksoi ai, raporton KP.

Dozat e para të vaksinës kundër COVID-19 në Kosovë arritën më 28 mars 2021, i pari që u vaksinua ishte kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ndërsa, imunizimi i qytetarëve aktualisht po vazhdon të bëhet me 38 mijë dozat AstraZeneca të cilat iu dhuruan Kosovës nga COVAX-i. Ndërsa, rikujtojmë që Qeveria e Kosovës ende nuk ka nënshkruar asnjë kontratë për blerjen e vaksinave.

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyre Kurtit – nuk dihet arsyeja

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

​Kërkohet ligj për Gjergj Kastriotin - Skënderbeun, propozohet 28 tetori si festë kombëtare

Lajme
Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Kosova ia ndaloi hyrjen, Petkoviq arsyetohet se vizita kishte karakter fetar

Lajme
“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

“Luani i Gllogjanit, ishte kthyer në luan të UÇK-së” – Kurti dhe liderët politikë kujtojnë Luan Haradinajn në 27 vjetorin e rënies së tij

Lajme

"Ratko Mlladiq hero i popullit" - grafitet që po provokojnë qytetarët shqiptarë në veri

Lajme
Kalo në kategori