LAJMI I FUNDIT:

Trupi i Albert Krasniqit i cili u vra nga babi i tij, dërgohet në Institut – flet prokuroria

Trupi i Albert Krasniqit i cili u vra nga babi i tij, dërgohet në Institut – flet prokuroria

Një ngjarje tragjike ndodhi sonte rreth orës 17:00 në Prishtinë.

Babai vrau djalin, në rrugën ‘Ndue Perlleshi’’, teksa me të marrë informatën policia arritën në vendin e ngjarjes.

Po ashtu edhe Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe Forenzika gjenden në vendngjarje, të cilët kanë larguar trupin e viktimës për Institut.

Mësohet se i vrari është Albert Krasniqi, ndërsa dorasi është babi i tij, Skënder Krasniqi.

Policia ka konfirmuar se Krasniqi është arrestuar dhe është konfiskuar arma e përdorur në rast.

“Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojnë ne hetimin e rrethanave qe karakterizojnë ngjarjen. Një person është arrestuar si dhe është konfiskuar një armë që dyshohet të jetë arma e përdorur në rast”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Dyshohet se babai vrau djalin e tij në Prishtinë
Lexo po ashtu Dyshohet se babai vrau djalin e tij në Prishtinë

“Aktualisht jemi në fazën fillestare të ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit të vendngjarjes, në funksion të ndriçimit të plotë të këtij rasti​”.

Për rastin në fjalë ka folur edhe prokuroria, por nuk ka dhënë detaje të reja për ngjarjen.

“Prokurori kujdestar i Departamentit te Krimeve te Renda, ka dalë në vendin e ngjarjes. Rasti është cilësuar “Vrasje e rende”. Prokurori i Shtetit, ka ndaluar një të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Në bashkëpunim me Policinë  janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, për zbulimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë së Prishtinës, Laureta Ulaj.

Kujtojmë se i ndjeri Albert Krasniqi ishte bashkëshorti i ish-Miss Kosova, Besa Gashi, por që lidhja e tyre martesore përfundoi disa ditë më parë.

Ata janë prindër edhe të një vajze të quajtur, Kaia.

Motivet e vrasjes ende mbesin të paqarta. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori