LAJMI I FUNDIT:

Derbi romak dhuron emocione, spektakël dhe gola – por jo edhe fitues

Derbi romak dhuron emocione, spektakël dhe gola – por jo edhe fitues
Lazio vs Roma (Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)

Lazio dhe Roma i kanë ndarë pikët në kuadër të javës së dytë në Serie A, pasi ndeshja përfundoi 1-1 në ‘Olimpico’

Giallorossët ishin ata që kaluan të parët në epërsi me anë të Aleksander Kolarov që shënoi nga pika e bardhë në minutë e 17-të.


Lazio kishte disa raste të mira në minutat në vazhdim, mirëpo shtylla ia mohoi dy herë shansin për t’i barazuar shifrat.

Lazio vs Roma (Foto: Marco Rosi/Getty Images/Guliver)

Pjesa e parë përfundoi me epërsinë minimale të romakëve, mirëpo e dyta filloi në të mirë të lacianëve.

Lazio arriti ta barazonte rezultatin me anë të Luis Albertos (59’), që shënoi një gol të bukur nga asistimi i Ciro Immobiles.

Pas javës së dytë, Lazio ka arritur t’i grumbullojë katër pikë, ndërsa Roma ka vetëm dy, pas dy barazimeve. /Telegrafi/