LAJMI I FUNDIT:

Deputetja Vokshi: Nxënësit u helmuan, Drejtoria e Arsimit dhe Ministria e Shëndetësisë fshehën ngjarjen

Deputetja Vokshi: Nxënësit u helmuan, Drejtoria e Arsimit dhe Ministria e Shëndetësisë fshehën ngjarjen

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi shkruan se dhjetëra fëmijë rrezikuan jetën në Bulqizë, pasi dyshohen se u helmuan nga lëndë kimike, në përbërje të mjeteve mësimore.

Sipas saj, edhe në këtë, rast Drejtoria Arsimore në Dibër dhe Ministria e Arsimit në Tiranë nuk raportuan ngjarjen, ashtu siç ndodhi pak muaj më parë, në shkollën e Shupenzës në Bulqizë, ku u helmuan 60 nxënës, shkruajnë mediet shqiptare.


Helmohen 11 nxënës brenda shkollës në Bulqizë
Lexo po ashtu Helmohen 11 nxënës brenda shkollës në Bulqizë

Reagimi i deputetes Vokshi:

Të dy rastet janë të dyshuara si shkak i tenderave korruptive, që jepen për infrastrukturën dhe didaktikën mësimore në shkolla.

Është papërgjehjshmëri totale e Ministres së Arsimit Besa Shahini që duhet të ishte prononcuar së pari për t’u kërkuar ndjesë prindërve të fëmijëve, të helmuar, sepse në vend të plastelinës, në shkolla përdor sapunin 15 lekësh…( edhe ky mjet mësimor i shkollave të Rilindjes, duket si një kujtesë jo e rastësishme e jetës në komunizëm).

Por ministrja private e Ramës, Besa Shahini, e “stërvitur” nga mjeshtrat e propagandës, ka vrapuar të mbyllë skandalin e radhës me kolegen e shëndetësisë Manastirlliu, si duket ka dhënë urdhër që laboratori i analizave t’i nxjerrë shëndosh e mirë nxënësit e helmuar gjatë orës së vizatimit!

Këto ngjarje të rënda, me pasoja fatale në shëndetit e fëmijëve dëshmojnë edhe një herë që Qeveria nuk e ka prioritet arsimimin, por tenderimin!

Ndaj edhe investimet në imfrastrukturën e shkollave, laboratorë dhe kabinetet IT, mjete e pajisje, dhe didaktikë janë pothuajse zero.

Kjo është arsyeja që në vetëm 3 vite kanë braktisur bankat e shkollave 133 mijë nxënës, ndër ta 26 mijë janë larguar nga vendi për një arsimim më të mirë.

Në trend Lajme

Më shumë
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
SHBA-ja synon ta

SHBA-ja synon ta "fortifikojë" Ballkanin Perëndimor

Lajme
Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Protesta e dhunshme para Bashkisë së Tiranës, reagojnë ambasadat e SHBA-ve dhe BE-së

Lajme
Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Siguri
500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

500 euro gjobë, 5 pikë negative, 6 muaj masë mbrojtëse e sekuestrim i veturës – Policia dënon vozitësin në Pejë

Kronika e Zezë
11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

11-vjet nga marrëveshja e nënshkruar nga Thaçi dhe Daçiq, deklarohet Stano: Themelimi i Asociacionit, ndër çështjet më urgjente

Lajme
Kalo në kategori