LAJMI I FUNDIT:

Deputetja Ilire Dauti: Disa kërkesa për nënshtetësi nuk janë shqyrtuar 30 vite

Deputetja Ilire Dauti: Disa kërkesa për nënshtetësi nuk janë shqyrtuar 30 vite

Dispozita kalimtare në ligjin për shtetësi me të cilën u hapet rruga për pajisje me dokument të shtetësisë personave që kanë jetuar në shtet para pavarësisë skadon në gusht të vitit të ardhshëm, ndërkohë sirtarët e institucioneve janë plot me kërkesa të tjera në pritje.

Deputetja e Aleancës për Shqiptarët Ilire Dauti, e cila ndjek nga afër disa raste, thotë se më shumë se dy vite nga miratimi i ligjit, rezultatet e arritura janë të kënaqshme por pengesë vazhdon të jetë mentaliteti burokratik.


“Është një cikël i krijuar me një mendësi të tillë të mbrapsht që mendohet se shqiptari mund të presë pafundësisht për një dokument elementar dhe kjo është e papranueshme”, u shpreh Ilire Dauti, Aleanca për Shqiptarët.

Dauti në intervistë për Alsat nuk fajësoi drejtpërdrejtë as Agjencinë për Siguri Kombëtare dhe as Ministrinë e Punëve të Brendshme, për pengesat.

“Në qoftë se vërtetohet se ministri është arsyeja që disa prej personave nuk do të mund t’i marrin shtetësitë, nuk ka asnjë problem për të ngritur edhe interpelancë por që nuk është ky informacioni që më vjen mua nga bashkëbisedimi me qytetarët të cilët ka raste që 30 vite nuk është shqyrtuar aspak rasti i dikujt”, thotë Ilire Dauti, Aleanca për Shqiptarët.

Ligji për shtetësi u miratua pas presionit të opozitës së atëhershme Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa në vitin 2021 dhe pritej të zgjidhë problemin e personave pa shtetësi të cilit kishin jetuar në vend që para pavarësisë por nuk gëzonin përfitimet si shtetasit e tjerë. Partitë në pushtet në atë kohë besonin se janë diku 2500-3000 persona pa shtetësi. Shifra të sakta nuk janë dhënë asnjëherë.

Pengesa më e madhe ka qenë ish Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim, tashmë Agjencia për Siguri Kombëtare e cila nuk jepte përgjigje me vite, ose i cilësonte këto persona si të rrezikshëm për shtetin. Ndryshimet ligjore të para dy viteve mundësojnë që Ministria e Punëve të Brendshme të marrë vendim vetë për kërkesat për shtetësi, nëse Agjencia për Siguri Kombëtare nuk përgjigjet në afat prej gjashtë muajsh./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

90 milionë euro për rrugën drejt BE-së, ambasadori gjerman: Përkushtim i fortë për integrimin evropian të Kosovës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Humbi kujtesën nga rrahja, vrasësi shqiptar vdes pas tetë vitesh në spitalin e burgut të Parmës

Lajme
Kalo në kategori