LAJMI I FUNDIT:

Deputetja e PDK-së tregon arsyet pse vendi duhet të shkojë në zgjedhje (Video)

Deputetja e PDK-së tregon arsyet pse vendi duhet të shkojë në zgjedhje (Video)

Vazhdojnë të rritën zërat brenda Partisë Demokratike të Kosovës, të cilët vlerësojnë se nëse vazhdohet me ketë qeverisje, atëherë vendi duhet të shkohet në zgjedhje të parakohshme.

Deputetja e PDK-së, Sala Berisha- Shala thotë se pas gjithë zhvillimeve që kanë ndodhur dhe mos shtyrjes së agjendës përpara, ndoshta do të ishte mirë që të shkohet në zgjedhje të parakohshme.


Ajo në emisionin ‘Fakt Plus’ të Tribuna Channel ka thënë se një proces i ri zgjedhor do të konfirmonte besimin e qytetarëve të secili subjekt politik.

Sa i përket buxhetit, ajo pret që ky të përmirësohet, pasi sipas saj, LDK nuk mund ta kushtëzojë PDK-në. Deputetja e PDK-së shprehet e bindur se LDK do të marrë parasysh vërejtjet për buxhetin dhe ai do të përmirësohet gjatë dy leximeve në Kuvend.

Në këtë intervistë ajo ka folur edhe për zgjedhjet të cilat do të mbahen në komunën e Drenasit, për të cilat ajo thotë se PDK do t’i fitojë pa balotazh.

E pyetur nëse, mosprezenca e Thaçit do të ndikoj në fushatën elektorale për Drenas, deputetja e PDK-së thotë se elektorati i kësaj partie është stabil dhe nuk do të ketë asnjë ndikim./GazetaTribuna/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori