LAJMI I FUNDIT:

Deputetja e PDK-së kërkon dorëheqjen e ministrit Sveçla dhe drejtorit të Policisë

Deputetja e PDK-së kërkon dorëheqjen e ministrit Sveçla dhe drejtorit të Policisë
Foto: Arkiv

Pas kërkesës së PSD-së për dorëheqjen e ministres Arbërie Nagavci, edhe ministri Xhelal Sveçla është vendosur në targetin e partive opozitare.

Deputetja e PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Ganimete Musliu, pas arrestimit të një numri të madh të policëve kohëve të fundit, ka kërkuar dorëheqjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Samedin Mehmeti dhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.


Musliu në Facebook ka shkruar se nuk ka më kuptim që edhe me tutje këta zyrtarë të ushtrojnë detyrën e tyre.

“Pas arrestimit të numrit të madh të policëve, nuk ka më kuptim që edhe me tutje të ushtrojnë detyrën e tyre, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës  Samedin Mehmeti dhe Ministri i Punëve të Brëndshme Xhelal Sveçla”, ka shkruar Musliu.

“Dorëheqja e tyre do t’i bënte nderë Policisë së Kosovës, Kosovës dhe vet Mehmetit e Sveçles”, shtoi ajo.

Kujtojmë, nën presion është vënë edhe ministrja Arbërie Nagavci pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të anuluar vendimin e Ministrisë së Arsimit për organizimin e mësimit alternativ të përshpejtuar dhe përcaktimit të organizimit të mësimit në objektet shkollore në Komunën e Kamenicës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?

Lajme
Kalo në kategori