LAJMI I FUNDIT:

Deputetja britanike, Kearns: Kosova i përmbushi kërkesat, Vuçiq u tall me procesin

Deputetja britanike, Kearns: Kosova i përmbushi kërkesat, Vuçiq u tall me procesin

Diplomatët ndërkombëtarë thonë që nuk ka arsye të mirë të hiqen masat ndaj Kosovës, nën arsyetimin se Kosova akoma nuk i ka hequr kryetarët e komunave veriore nga objektet zyrtare.

Megjithatë, deputetja britanike nuk i arsyeton fare diplomatët ndërkombëtarë, pasi që sipas saj realiteti është që BE po përpiqej ta ndëshkonte kryeministrin e Kosovës sepse ai nuk po bënte çdo gjë që ata kërkonin nga ai “dhe ky është supozimi i vetëm tek i cili mund të dal”.


“Siç unë e kuptoj procesin, Kurti shkoi në diskutime që u mbajtën në nëntor, ai u pajtua me kërkesat e BE-së, dhe Serbia prapë u tërhoq. Presidenti Vuçiq edhe një herë u tall me procesin, refuzoi të nënshkruante çfarëdo marrëveshje që iu kërkua nga BE, ndërsa Kosova prapë i përmbushi kërkesat e procesit por në fund vazhdoi ndëshkimi ndaj saj e jo ndaj dikujt tjetër”, tha Kearns në një intervistë për Kallxo.com.

Në takimin e 26 tetorit në Bruksel, presidenti i Serbisë,  Aleksandër Vuçiq, ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën, dhe ka kërkuar që t’i pranohet një letër anësore me të cilën praktikisht i zhbën tri parime të Marrëveshjes Bazë, të Aneksit të Zbatimit si dhe të draftit të propozuar nga pesë emisarët me 21 tetor 2023. Ndërkaq, Kosova e ka pranuar Marrëveshjen Bazike të Brukselit të 27 shkurtit 2023 dhe Aneksin Zbatues të Ohrit të 18 marsit 2023.

Deputetja britanike, Kearns flet për letrën që iu dërgua BE-së për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës
Lexo po ashtu Deputetja britanike, Kearns flet për letrën që iu dërgua BE-së për heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës

Sipas Kearns, realiteti është që duhet të shohim një reagim të matur të BE-së që do shpinte te heqja e këtyre masave negative që janë vendosur në mënyrë të njëanshme ndaj Kosovës.

Bashkësia ndërkombëtare i kërkoi vazhdimisht Kosovës të organizojë zgjedhje të reja në veri, ku aktualisht prijës të komunave me shumicë serbe janë kryetarët shqiptarë, gjë që hasi shumë kundërshti e protesta nga komuniteti serb.

Së fundmi, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, tha se SHBA-ja pret nga Qeveria e Kosovës që të jetë fleksibile dhe të bëjë gjithçka që mundet “për të garantuar që banorët që dëshirojnë ta largojnë kryetarin e komunës së tyre, të mund të veprojnë ashtu”. /Kallxo.com/