Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Isak Shabani ka folur për periudhën sa ka qenë në burgjet e Serbisë bashkë me kryeministrin Albin Kurti.
Ai tha se ka besuar se Kurti do bëjë shumë për Kosovën, mirëpo tani sipas tij, qytetarët kanë filluar të zhgënjehen nga lideri i Vetëvendosjes.
“Ne të burgosurit atje kemi qenë shumë të afërt, si vëllezër, nuk kemi pasur rezerva ndaj njëri-jetrit. Malltretimet e vuajtjet kanë qenë të përbashkëta. Unë edhe pse jam në Partinë Demokratike të Kosovës, ndër dije jam lutur që ndoshta do jetë një ndryshim i mirë. Kam besuar se Kurti do bëjë shumë për Kosovën. Prandaj, nga sondazhet e fundit, mund të themi se ka filluar një zhgënjim i madh i popullit ndaj qeverisë Kurti”, tha Shabani në Tëvë1.info.
“Në Kuvend kur kemi debatuar për grevën, kam dashur t’i drejtohem Kurtit si bashkëvuajtës, shok e mik. Mirëpo, iu drejtova si kryeministër i Republikës së Kosovës”, tha ai tutje.
Deputeti i PDK-së foli edhe për grevën në arsim dhe në administratën publike.
Shabani tha se kryeministri Albin Kurti më herët ka qenë përkrahës i sindikatave, teksa tani sipas tij, ai po i fyen ato.
“Zgjidhja më e mirë e këtij problemi do ishte një dialog serioz. Deri sot nuk ka pasur biseda serioze, prandaj janë krijuar pasoja. Së pari, Qeveria nuk ka qenë serioze. Është koha të ulen dhe të bisedojnë seriozisht. Kryeministri po vepron keq, po i fyen mësimdhënësit. Pasi, Kurti më herët ka qenë përkrahës i atyre sindikatave, kurse sot po harron. Këtyre ditëve, veprimet e Kurtit kanë treguar se ai gjithmonë ka dashur të tregojë se “unë këtu pyetna, unë jam baba””, tha Shabani.
Më tej, deputeti i PDK-së tha se në shumë raste mësimdhënësit detyrohen të mbajnë edhe punë dytësore, pasi pagat në arsim janë të ulëta.
“Shumë mësimdhënës kryejnë edhe punë të dyta për ta mbajtur familjen, kjo do i dëmtojë jashtëzakonisht shumë”, tha ai.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve – do të punohet edhe të shtunave
Grabitet kazinoja në Tetovë, ndalohen dy persona
Propozimi i PDK-së për debat parlamentar për raportin e DASH-it nuk kalon në Kuvend, LVV kërkon seancë të veçantë
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%
U arrestua për sulm fizik ndaj një vozitëse dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë
Fitim Doda ndalohet për vrasjen në tentativë në rrugën 'Haxhi Zeka', prokuroria kërkon paraburgim
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën