Deputeti i Partisë Demokratike në Shqipëri, Tomor Alizoti thotë se kryeministri Edi Rama po operon pa Kosovën në politikën e jashtme. Ai thekson se mbështetja e Shqipërisë ndaj Kosovës është shumë e dobët, veçanërisht pas agresionit rus në Ukrainë.
Alizoti thekson se Shqipëria duhet të ketë një plan konkret për anëtarësimin e Kosovës në NATO, e jo të humb kohë për çështje të interesit të Serbisë. Sipas tij, Shqipëria në këto momente automatikisht duhet të dalë nga Ballkani i Hapur.
“Shqipëria në këto momente automatikisht duhet të dalë nga Ballkani i Hapur. Shqipëria në këto momente që humb kohë për çështje të interesit të Serbisë duhet të merret me çështjet e Shqipërisë dhe çështjet e politikës së jashtme Shqiptare. Politika e jashtme është një kapital kombëtar, nuk është një politikë që i përket liderëve të caktuar, por i përket kombit shqiptar. Kosova duhet të sa më shpejt anëtare e NATO-s dhe duhet të jetë në qendër të vëmendjes së politikës shqiptare. Shqipëria duhet të jetë prezentë me plane konkrete, Kosova është më e afërt me e qasshme, por mendoj se ne jemi një vend që kemi në vëmendje politikat rajonale”, thotë Alizoti.
Deputeti opozitar në Shqipëri, thotë se Kosova është një çështje e rëndësishme për interesat e popullit shqiptar.
“(Mbështetja e Shqipërisë ndaj Kosovës) Është i dobët, shumë i dobët. I vetmi vend që riarmatoset fuqishëm në Ballkan është Serbia, mjafton të ndjekim model Kroacinë dhe do të ishim mirë, por jemi shumë larg…Qeverinë në Tiranë e ka kapur dëliri i madhështisë së globalizmit dhe është rasti i parë që Shqipëria operon pa Kosovën, pasi në çdo kohë Shqipëria ka qenë në kontakt me Kosovën, pasi Kosova është një çështje e rëndësishmen në interesat e popullit shqiptar”, deklaron ai.
Bashkëpunimin e kryeministrit Rama me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Alizoti e konsideron si cenim të interesave kombëtare.
“(Bashkëpunimi i Ramës me Vuçiq) Në këtë moment unë e quaj cenim të lartë të interesave kombëtare. Ne duhet të kemi primare interesat shqiptare, jo të Serbisë. Serbia është i vetmi vend, i cili edhe kandidat për anëtarësim në BE që nuk ka miratuar sanksionet ndaj Rusisë. Madje Zvicra ka thyer neutralitetin e saj, Suedia dhe vendet të tjera”, thekson Alizoti.
Nga ana tjetër, shpreh keqardhje që Kroacia është përpara Shqipërisë në lobim për anëtarësim të Kosovës në NATO.
“Rasti që Kroacia është para nesh është për të ardhur keq, ne duhet të mendojmë të kemi një politikë të jashtme të përbashkët, duhet të kemi një politikë të përbashkët në mbrojtje duke dakorduar sigurisht me aleatët për të siguruar vlerat tona dhe vlerat perëndimore”, thotë ai.
Alizoti së bashku me një delegacion nga Komisioni i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, kanë qëndruar për vizitë zyrtare në Kosovë gjatë kësaj jave.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndalohet gjyqtari i Gjykatës së Lartë në RMV, Nake Georgiev
Osmani takohet me Zëvendës Ndihmës Sekretaren e DASH-it, përmend rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në KiE
Bajrami del kundër marrëveshjes me Danimarkën: Dështuan të sjellin investime, po tentojnë të sjellin të burgosur
Policia dhe ATK me aksion në veri, mbyllin gjashtë njësi të ashtuquajturës "Banka Postare Kursimore"
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë
Policia në kërkim të një burri dhe një gruaje nga Prizreni - dyshohen për veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj ”
Uji depërtoi në shtëpitë e tyre - banorët e lagjes "Prishtina e Re" tregojnë për pasojat pas reshjeve të shiut
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Zyrtarja tjetër e DASH-it në Kosovë, Hovenier: Në fokus çështjet kritike për marrëdhëniet tona
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit