LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i LVV-së kërkesë Zemajt: Urgjentisht të lejohet lëvizja e lirë

Deputeti i LVV-së kërkesë Zemajt: Urgjentisht të lejohet lëvizja e lirë

Deputeti nga radhët e LVV-së, Dimal Basha ka kërkuar nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, që të lejohet lëvizja e lirë dhe fëmijët të mund të shijojnë zbukurimin e shesheve për festat e fundvitit.

Basha, në llogarinë e tij në Facebook, theksoi se është absurd vendimi që qytetarët të mbyllen e mos të shëtisin në ambiente të hapura.


“Edhe ashtu nuk është se kemi parqe apo hapësira për aktivitete për ta, prandaj duhet që t’ua mundësojmë që t’i gëzojmë sadopak me këto drita duke i lënë të lëvizin lirshëm në mbrëmje, e jo t’i ndezim dritat e t’i dënojme fëmijët duke i shikuar ato nga dritaret”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i deputetit Basha:

“Thirrje që të lejohet lëvizja e lirë!

Në shumë komuna është bërë zbukurimi i shesheve për festat e fundvitit, mirëpo këtë ndriçim nuk po e shijojnë fëmijët, ata që më shumti gëzohen me bredhin e dritat për shkak të ndalesave.

Ndoshta dikush e kupton mbylljen e lokaleve, edhe pse tanimë iu ka dal komplet dore menaxhimi, mirëpo është absolutisht absurde vendimi m’i mbyll qytetarët të mos shëtisin në ambiente të hapura, e sidomos fëmijët që t’i gëzojnë ndriçimet në sheshe.

Edhe ashtu nuk është se kemi parqe apo hapësira për aktivitete për ta, prandaj duhet që t’ua mundësojmë që t’i gëzojmë sadopak me këto drita duke i lënë të lëvizin lirshëm në mbrëmje, e jo t’i ndezim dritat e t’i dënojme fëmijët duke i shikuar ato nga dritaret.

Prandaj bëj thirrje tek z. Zemaj që urgjentisht të lejohet lëvizja e lirë, sepse infektimi nuk ndodh në ambient të hapur dhe duhet që prindërit me fëmijë t’iu gëzohen këtyre festave, sepse është absurde dhe e dhimbshme izolimi i fëmijëve brenda derisa bredhi me ndriçime shkëlqejnë jashtë”, ka shkruar Basha. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori